Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

1734545613_4ef28c076413536.jpg

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nënshkroi kontratën për fillimin e punëimeve të autostradës, që do të lidhë Janinë me Kakavijën. E konceptuar si zgjatim i autostradës ekzistuese Ionia, rruga ka një gjatësi 68 kilometër, me vlerë 310 milionë euro.

“Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë,” deklaroi Micotaqis gjatë nënshkrimit të kontratës.

Projekti 68 km i gjatë fillon në kryqëzimin ekzistues të Autostradës Ionia me atë Egnatiadhe niset në veri-perëndim drejt kufirit shqiptar.

Autostrada përmban 12 kryqëzime, duke siguruar akses në qytetin industrial të Janinës, si dhe në disa vendbanime në zonë, ndërsa lidh qytetin e Janinës dhe Aeroportin e tij Ndërkombëtar me rrjetin kombëtar të autostradave.


Lajmi kryesor:

Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital