Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters.
Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, gjatë një fushate për zgjedhjet lokale në qytetin e tij të Himarës vitin e kaluar dhe e burgosi atë për blerje votash.
Beleri u lirua këtë vit pasi fitoi një vend në Parlamentin Evropian si kandidat i partisë konservatore të Mitsotakisit, Demokracia e Re.
Duke folur në nënshkrimin e një kontrate për një rrugë të re që lidh qytetin veriperëndimor grek të Janinës me fshatin shqiptar Kakavijë, Mitsotakis tha se Greqia gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie të mira me fqinjën e saj në Adriatik.
“Kjo rrugë, pra, në thelb bëhet një urë miqësie, mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe padyshim një urë që ka të bëjë në radhë të parë Pakica Kombëtare Greke. Ndaj do të thosha se ka edhe këtë vlerë të veçantë dhe të ndryshme, një shenjë kombëtare shumë intensive dhe e fortë të cilën do të kem kënaqësinë t'ua përcjell eksperiencën aktuale homologëve evropianë në pak orë nga tani kur të takohemi në Bruksel”, tha kryeministri grek.
Por, mbështetja e saj për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE varet nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve të kahershme që lidhen me pronësinë dhe të drejtat e tjera të pakicës greke në Shqipëri, e cila është më e madhja në vend.
"Ekziston një rrugë e vazhdueshme e kushteve drejt Bashkimit Evropian, ku ne jemi në thelb rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të ecë drejt Evropës", tha Mitsotakis para se të udhëtonte për në Bruksel për samitin BE-Ballkan Perëndimor.
Shqipërisë, së bashku me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, u është premtuar anëtarësimi në BE vite më parë dhe ato janë në bisedime me BE-në për mënyrën se si të përshpejtojnë reformat e nevojshme, të cilat do t'i ndihmojnë përfundimisht të bëhen pjesë e bllokut me 27 vende.
''Dhe sa më shpejt që ajo të përmbushë detyrimet e saj, të cilat vijnë nga e kaluara, qofshin këto fjalë, z. Kryetar bashkie, qoftë për të drejtat e vetëvendosjes apo për të drejtat pronësore, aq më shpejt edhe ne do të biem dakord dhe do të mbështesim këtë kurs europian të Shqipërisë", vijoi më tej Mitsotakis.
Por, procesi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në reforma dhe gjithashtu për shkak të mungesës së dëshirës nga shtetet anëtare të BE-së për zgjerim të mëtejshëm.
Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian në tetor, 15 vjet pasi kishte aplikuar për anëtarësim.
Ndërkohë, të mërkurën, pas një takimi me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, në Athinë, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se Greqia gjithashtu mbështet përpjekjet e Serbisë për t'u anëtarësuar në BE.
"Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike", tha Gerapetritis.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nënshkroi kontratën për fillimin e punëimeve të autostradës, që do të lidhë Janinë me Kakavijën. E konceptuar si zgjatim i autostradës ekzistuese Ionia, rruga ka një gjatësi 68 kilometër, me vlerë 310 milionë euro.
“Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë,” deklaroi Micotaqis gjatë nënshkrimit të kontratës.
Projekti 68 km i gjatë fillon në kryqëzimin ekzistues të Autostradës Ionia me atë Egnatiadhe niset në veri-perëndim drejt kufirit shqiptar.
Autostrada përmban 12 kryqëzime, duke siguruar akses në qytetin industrial të Janinës, si dhe në disa vendbanime në zonë, ndërsa lidh qytetin e Janinës dhe Aeroportin e tij Ndërkombëtar me rrjetin kombëtar të autostradave.
Mbështetja juaj është e kushtëzuar nga Gjermania e Franca, kur ata ju urdhërojnë, ju e rregulloni shpejtësinë sipas urdhërit. Ndryshe duhet pagu kësti.
PërgjigjuKëto kanë liqin e luftës hala na dashkan të mirën rraca e keqe
PërgjigjuOre shiko popullin grek ne greqi dhe lere pakicen (“greke” greqishtfolse) ne shqiperi.
PërgjigjuKush ua var ketyre ne BE?!!
PërgjigjuPo qe se avrete nga Gergjia mos u futshim kure , keto pallavre qeveremi nga ju eshte nje shashke qe pd-istat e thone .