Greqia vijon të përballet me një rritje alarmante të rasteve të reja të infeksionit me COVID. Në 24 orët e fundit në vendin fqinjë rezultuan të infektuar 550 persona. 16 persona humbën jetën mes të cilëve edhe dy të rinj të moshave 39 dhe 25 vjeç. Po ashtu janë rritur me 35% edhe shtrimet në spital.
Autoritetet vendase kanë bërë thirrje për kujdes, duke theksuar se po vihet re një rritje e transmetimit në ambientet e punës.
Ata apelojnë qytetarët që të vaksinohen edhe me dozën e tretë, ku theksojnë se ul me 90% rrezikun për komplikacione të rënda. Po ashtu ata i kanë kërkuar edhe grave shtatzëna që të vaksinohen.