Greqia, tre javë para zgjedhjeve 
Eurozona “armë” në duart e politikës

ATHINE - Më pak se tre javë nga zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, vendi po përjeton një dramë mbi fatit e saj në Eurozonë, me presionet në rritje nga Parisi, Berlini dhe Brukseli mbi një “Grexit” të mundshëm në rast se rrezikohen marrëveshjet mes palëve.

Në fushatën zgjedhore që po zhvillohet në vend kryeministri Antonis Samaras u bën thirrje qytetarëve të votojnë partinë e tij, Demokracia e Re, si mundësinë më të mirë për nxjerrjen e vendit nga kriza, ndërsa thekson se paqëndrueshmëria politike mund ta çojë Greqinë drejt daljes nga Eurozona, duke akuzuar drejtpërdrejt partinë Syriza si përgjegjëse për këtë, për shkak të politikave të saj radikale dhe anti-europiane.

Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i partisë radikale të së majtës, Tsipras, është shprehur se fitorja e partisë së tij nuk duhet të lidhet me daljen e Greqisë nga eurozona dhe se kjo është një “fushatë terrorizuese” nga ana e Samaras për të trembur njerëzit mbi të ardhmen e vendit.

Në fushatën e tij të lëkundur gjatë kësaj jave Tsipras është shprehur se nuk dëshiron që vendi të dalë nga Greqia, duke zbutur politikat e partisë së tij krahasuar me ato të zgjedhjeve të 2012-ës kur kërkonte mos shlyerjen e borxheve të shpëtimit sipas marrëveshjeve me BE, ndërkohë që tashmë pretendon se do të ketë rinegocim të këtyre marrëveshjeve dhe shqyrtim të politikave shtrënguese të kërkuara për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Zgjedhjet vlerësohen si tepër jetike për zgjidhjen e krizës politike dhe asaj ekonomike në vend, e thelluar sëfundmi me zgjedhjet e parakohshme të vendosura më 25 janar, por dhe formimin e një partie të re nga ish-kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu.

Sipas mediave ndërkombëtare Greqia komentohet si e vendosur “në një politike loje me zjarrin”, ku pas sondazhit të fundit që nxirrnin fituese partinë radikale Syriza, u rritën dhe presionet e liderëve të BE-së për angazhim dhe respektim të marrëveshjeve të realizuara deri më tani, dhe për një rrezik të mundshëm dalje të Greqisë nga zona e Euros. Kriza politike në Greqi shihet si ndikues negativ në Bashkimin Europian, me një rënie të ekonomisë, çka ka rritur frikën për një përsëritje të krizës ekonomike europiane si ajo e vitit 2010.

greqi
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi