GREQI- Një shqiptar 35-vjeçar ka ndërruar jetë pas një goditje të fortë në kokë nga dy bashkatdhetarët e tij një një kamp shqiptar Rom në Pelasgia Fthiotida të Greqisë.

Dy shqiptarët romë sulmuan 35-vjeçarin, duke e akuzuar atë për vjedhje druri.

Sipas medias greke, ata u konfkliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, por goditja në kokë me një mjet të fortë i solli vdekjen.

Dy të dyshuarit janë dërguar në polici dhe pritet të identifikohen. Hetimet po vazhdojnë  për të zbardhur situatën.