Janë publikuar pamjet ku mbeti i plagosur me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar një ditë më parë në Athinë

3 shqiptarë u përleshën me gjeorgjianin, i cili fillimisht u largua nga vendi dhe 40 minuta më pas u kthye i armatosur duke plagosur 36-vjeçarin.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ata janë konfliktuar me njëri tjetrin për pazare droge.

Incidenti ndodhi të mërkurën e 18 shtatorit rreth orës 10:00 në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. 

Sipas mediave greke gjeorgjani ka qëlluar 6 herë me armë dhe të 6-të gëzhojat janë nga policia në vendin e ngjarjes.