Greqi-Shqipëri bashkojnë forcat për shuarjen zjarrit! Digjen 40 ha pyje halore

Greqi-Shqipëri bashkojnë forcat për shuarjen zjarrit! Digjen 40 ha pyje halore

DEVOLL- Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë arritur të shuajnë një zjarr në kufi mes dy shteteve, në zonën e Pustecit. Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën greke dhe më pas flakët janë përhapur në tokën shqiptare.

Burime nga Bashkia Devoll njoftojnë se vatrat e zjarrit kanë qenë aktive për rreth 48 orë dhe se ishte shumë e vështirë të ndërhyhej. Autoritetet lokale kërkuan ndihme nga pala greke e cila ndërhyri nga ajri me helikopter çka solli dhe shuarjen e flakëve.

Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe funksionarë lokalë dhe zjarrfikësit e Devollit. "Zjarri ka rënë fillimisht në pjesën greke dhe më pas kaloi në pjesën shqiptare. Morëm masat tona. Kemi bërë dy korridore se zjarri kishte shumë fuqi të madhe. Zjarri tani është në kontroll", shefi i zjarrfikësve.

Dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet në dhjetëra hektarë,kryesisht në pyje halore. Ndërkohë po mbrëmjen e sotme është regjistruar një zjarr edhe në fshatin Mbreshtan, 700 metra larg pusit të naftës. Nga flakët janë përfshirë 3 hektarë shkurre dhe 2 dynym ullishte.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj