Greta Koçi, leksione kënge për Gerti Bogdanin

Greta Koçi, leksione kënge për Gerti Bogdanin
Që nga moment që ajo ka vendosur të jetë pjesë e forumeve rinore të PD-së është kthyer në një shembull që ndiqet me fanatizëm jo vetëm nga simpantizantët, por edhe nga fansat e saj. Fundja, imazhi i artistëve si Greta Koçi është një model ideal, por që edhe drejtues të PD-së të ecnin në hapat e saj, nuk e kishim menduar. Ja ku shfaqet Gerti Bogdani, i cili krah Gretës duket se e ndjen nevojën për të marrë disa leksione muzike. Janë pikërisht në një nga festat e organizuara me rastin e festave të fundvitit nga Partia Demokratrike ku Greta nuk ka munguar dhe në vend që të këndojë vetëm, ajo ka aktivizuar edhe të tjerët. Gerti Bogdani është një prej tyre, i cili padyshim duke qëndruar pranë Gretës, merr udhëzimet e duhura sesi të këndojë. Nga ana tjetër edhe Greta e sapo përfshirë në PD, ka mundësi që duke qëndruar pranë Bogdanit të marrë eksperiencën e tij politike.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim