Greta: Nuk do t’ju falim kurrë

Greta: Nuk do t’ju falim kurrë

Fjalimi i aktivistes suedeze Greta Thunberg gjatë samitit për Klimën në Nju Jork, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku iu drejtua liderëve botërorë në lot duke i akuzuar se i kanë vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me premtime boshe.

Është gjithçka gabim. Unë nuk duhej të isha këtu. Duhej të isha në shkollë në anën tjetër të oqeanit. Dhe vini të gjithë tek mua për të patur shpresë? Po si guxoni! Keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. E megjithatë, unë jam një nga njerëzit më me fat. Ka njerëz që vuajnë. Ka njerëz që po vdesin. Ekosisteme të tëra janë në kolaps. Jemi në fillimet e një shfarosjeje në masë. Dhe ju nuk jeni të aftë të flisni për tjetër gjë, veç për para dhe tregoni përralla një rritje të përjetshme ekonomike. Po si guxoni!  Për më shumë se 30 vjet shkenca ka folur shumë qartë. Si guxoni të vazhdoni ta spostoni shikimin dhe të vini këtu e të thoni se po bëni aq sa duhet, kur nuk po duken ende asgjëkundi politikat dhe zgjidhjet që do të ishin të nevojshme? Me nivelet e tanishme të prodhimit, kufiri ynë i CO2-shit që mbetet do të konsumohet në më pak se 8 vjet e gjysëm.

Ju thoni se na “dëgjoni” dhe se e kuptoni urgjencën. Por, pavarësisht se jam e trishtuar dhe e nxehur, nuk dua ta besoj këtë. Pasi, në rast se ju do ta kuptonit plotësisht situatën dhe do të vazhdonit të mos bënit asgjë, atëhere do të ishit të ligj. Dhe unë nuk dua ta besoj këtë. Ideja e përhapur që të përgjysmohet prodhimi i gazrave në 10 vjet na jep vetëm 50% mundësi që të mbetemi nën 1.5 gradë Celsius, me rrezikun që të shkaktohen reaksione zinxhir të pakthyeshëm përtej çdo kontrolli njerëzor.

Mbase për ju 50% është i pranueshëm. Por këto të dhëna nuk marrin parasysh pikat e moskthimit, pjesën më të madhe të qarqeve prapavepruese, ngrohjen shtesë të fshehur të shkaktuar nga ndotja helmuese atmosferike apo aspektet e drejtësisë dhe barazisë. Kanë të bëjnë edhe me faktin se brezi im dhe ai i fëmijëve të mi do të thithin qindra miliardë tonelata të CO2-së tuaj me teknologji gati inekzistente. Kështu që një rrezik 50% është thjesht i papranueshëm për ne, që do të duhet të bashkejetojmë me pasojat. Për të pasur një mundësi prej 67 përqindësh që të mbeteshim nën një rritje të temperaturës globale 1.5°C – mundësia më e mirë e dhënë nga IPCC (grupi ndërqeveritar për ndryshimet klimaterike) – më 1 janar 2018 bota kishte një kufi prej 420 gigaton anidrid karbonik që mund të prodhoheshin. Sot kjo shifër ka rënë në më pak se 350 gigaton. Po si mund të bëni gjoja sikur ky problem do të mund të zgjidhej duke lënë që gjithçka të vazhdojë si më parë dhe me ndonjë zgjidhje teknike? Me nivelet aktuale të emisioneve, ai kufi i CO2-shit që ka mbetur do të ezaurohet në më pak se tetë vjet e gjysmë.

Sot nuk do të prezantohen zgjidhje apo plane në përputhje me këto shifra. Pasi këto numra janë tepër problematikë. Dhe nuk jeni ende aq të pjekur sa t’i thoni gjërat siç janë. Po na zhgënjeni. Por të rinjtë po fillojnë ta kuptojnë tradhtinë tuaj. Sytë e të gjithë brezave të ardhshëm janë tek ju. Dhe, në rast se zgjidhni të na zhgënjeni, po ju them se nuk do t’jua falim kurrë. Nuk do të lejojmë që ta kaloni lehtë. Këtu, tani, ne themi mjaft. Bota po zgjohet. Dhe ndryshimi po vjen, doni, apo nuk doni ju.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 25/09/2019 15:05

    Kjo manipulohet nga prindrit ne radhe te te pare dhe nga politikanet ne radhe te dyte... Pse nuk u transmetua live udhetimi qe do te bente me varkee vela deri ne amerike... Kjo pinxho te shkoj ne shkolle e te mesoj ate te bej

    Përgjigju
  • Loran shehu: 25/09/2019 10:01

    E kush e llogarit kte antikapaten

    Përgjigju
    • Asllan: 25/09/2019 10:53

      Po vet keta të politikës, i ven njerez si kjo çupa...me cf kriteri u përzgjodh për te folur, pse është e bardhë dhe Jo e verdhë, kuqe apo e zezë, pse jo me çallmë a me shami a me kokën e ruar budist....e ora Greta "e përlotur" Nordike nuk është veçse një political stunt.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë