Një numër shumë i madh njerëzish e nxënsish boshatisën klasat të premten dhe dolën në sheshe duke protestuar kundër ndryshimeve klimatike.
Nxënësit u bënë thirrje të gjithë udhëheqësve botërorë që të ndërmarrin hapa më të mëdhenj në këtë drejtim, e të punojnë më shumë për të minimizuar faktorët që ndikojnë në ndotjet globale. Protestat u frymëzuan nga aktivistja 16-vjeçare, Greta Thunberg, e cila ka nisur duke protestuar e vetme para Parlamentit të Suedisë.
Më së shumti protetues pati në Berlin ku rreth 10,000 protestues, shumica e tyre nxënës, u mblodhën duke marshuar në qendër të qytetit.
Shoqata të ndryshme shprehen se rritja shqetësuese e ngrohjes globale do të ketë pasoja ntepër negative për planetin tonë.