Pas grevës 24 orëshe të doganierëve të palës greke në Kakavijë, e cila dje shkaktoi radhë të gjata të automjeteve të transportit të mallrave, në pjesën greke, përsëri sot paraqitet e njëjta situatë.

Sikurse shihet dhe nga pamjet e Report Tv, ka një rradhë të gjatë kamionësh që janë në pritje për të kaluar kufirin.

"Kam një 2 orë. Asnjë gjë nuk kanë thënë, presim”, tha një emigrant. “Kam 2 orë. Thonë sikur e kanë mbyllur fare për makinat e vogla”, u shpreh një tjetër. 

Çfarë të bëjmë. Paguam testin. 3 tamponë”, tregoi një tjetër.

Greva u zhvillua për shkak se punonjësit e palës greke kërkuan rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.

Kakavija qëndroi e mbyllur dje, 24 nëntor duke nisur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë.

Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.