Me greva dhe demonstrata sindikatat në Francë shprehën për herë të tretë në 15 ditë kundërshtimin e tyre ndaj reformës së sistemit të pensioneve të nxitur nga qeveria. Punëtorët po reagojnë veçanërisht për rritjen e propozuar të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Lëvizjet e grevëës ndikuan veçanërisht sektorin e transportit, arsimit dhe ndërmarrjeve të mëdha shtetërore dhe private.
Mitingje dhe demonstrata u zhvilluan në rreth 200 qytete franceze , me sindikatën e krahut të majtë CGT që vlerësoi numrin e demonstruesve në rreth 2 milionë, pak më pak se demonstratat e mëparshme më 29 janar.
Tubimet e sotme, si të mëparshmet, ishin kryesisht paqësore, megjithëse në Paris pas përfundimit të marshimit nga sheshi i Operas në sheshin e Bastilës, pati përplasje mes demonstruesve të së majtës ekstreme dhe forcave të policisë.
Sindikatat kanë bërë të ditur se të shtunën e ardhshme do të ketë protesta të reja kundër reformës së sistemit të pensioneve, e cila aktualisht është objekt konsultimi në Asamblenë Kombëtare të Francës.