Pika e kalimit kufitar të Kapshticës, nuk do të jetë në punë për 2 orë, gjatë ditës së sotme. Kjo ndërprerje vjen sërish për shkak grevës së fermerëve, në fshatrat e parë të tokës greke, njofton Drejtoria Rajonal e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Kështu nga ora 11.00 deri në 13.00, në Doganën e Kapshticës, nuk do të mund të kryhet regjistrimi i atyre që duan të kalojnë kufirin, duke sjellë bllokimin e lëvizjes.
Pezullimi i punës për 2 orë, pritet të sjellë rradhë të gjata të automjeteve. E njëjta situatë ishte edhe të dielën, ku në mesditë, po për shkak të grevës së fermerëve grekë, u ndalua lëvizja për rreth 2 orë duke krijuar rradhë të gjata në kufi, çka ka sjellë shqetësim tek qytetarët edhe për shkak të temperaturave të ulta.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com