TIRANE - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, në “Tonight Ilva Tare”, u shpreh në lidhje me grevën e urisë së ish të burgosurve politik, duke i cilësuar ngjarjet e fundit të zhvilluara në të si një “tragjedi”.
Ambasadori tha se “sa herë që ndodhin raste të tilla, si tentativa për tu vetëflijuar duke djegur veten me benzinë, kjo është një tragjedi”.
Sequi sqaron se këto ngjarje kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në vëmendjen e Komisionit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë Bashkimit Evropian.
“Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ndajnë të njëjtat vlera dhe të njëjtat shqetësime. Ndahet e njëjta dhembshuri prej tyre. Unë dëshiroj të ndaj admirimin tim ndaj ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i cili ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj ish të burgosurve politik. Të njëjtat vlera e ndjenja dhembshurie ndajmë edhe ne.”, theksoi ambasadori Sequi.
Në lidhje me takimin e paradites së sotme mes ish të përndjekurve politikë dhe presidentit Bujar Nishani, ambasadori i BE-së tha se “veprime të tilla mund të inkurajojnë zgjidhjen”.
Pyetjes së gazetares në lidhje me praninë e forcave të shumta të policisë pranë çadrave ku po zhvillohet greva e ish të burgosurve në rrugën “ Komuna e Parisit” në Tiranë, ambasadori iu përgjigj se “nëse policia sillet sipas rregullave kjo nuk përbën problem. Por duhet të shmangen tensionet dhe të ruhet fryma e dialogut”.
Në përfundim të fjalës së tij referuar grevës së ish të përndjekurve politik, që sot lë pas javën e tretë që prej fillimit të saj, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi tha se “po e ndjek nga afër këtë çështje dhe zhvillimet që ajo mund të marrë”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com