Greva e naftëtarëve/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grave! Ambulanca merr dy prej tyre

Greva e naftëtarëve/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grave! Ambulanca merr dy prej tyre

Naftëtaret gra në grevë

Në ditën e tetë të grevës së grave nëftëtare gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj bën të ditur për Report Tv se gjatë orëve të mbrëmjes gjendja shëndetësore e tyre është rënduar.

Ambulanca ka mbërritur tek ambientet ku qëndrojnë dhe kanë marrë dy prej grave pasi kanë pasur probleme me tensionin dhe kollën.

Ndërkohë, ato vijojnë ende të refuzojnë thirrjen e kryeministrit Rama për të dalë nga greva dhe për tu ulur për të biseduar. Madje ato i kanë vënë dhe një kusht të ri, sipas të cilit tashmë kryeministri duhet të shkojë vetë atje.

"Kryeministrit ia kemi bërë të qartë se po nuk morëm 13 pagat e apeluara në Gjyq. Të vijë këtu të shikojë gjendjen tonë dhe të negociojmë këtu. Kaq nuk zgjatem më sepse skam fuqi", tha ajo.

Kështu u shpreh dhe një prej naftëtarëve, i cili tha se kryeministri duhet të shkojë vetë aty e të shikojë gjendjen në të cilën janë zonjat dhe më pas t'u japë një zgjidhje.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 22/10/2020 22:39

    C'jane keto gra qe kerkojne te "drejta" me shantazhime ? Mua me duken si militante shqup-i.Tani le te fusin edhe kalamajte ne greve "urie" !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër