Ndonëse dje kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje naftëtarëve të Ballshit që të ndërpresin grevën, ato vijojnë ditën e 3 të ngujuara dhe të bindura thonë se nuk dalin nëse nuk marrin një zgjidhje. Një prej tyre për Report Tv ka thënë se ato ia kanë bërë të qartë kryeministrit që pa marrë zgjidhje nuk do të dalin nga greva. Madje ato i kanë vënë dhe një kusht të ri, sipas të cilit tashmë kryeministri duhet të shkojë vetë atje.

"Kryeministrit ia kemi bërë të qartë se po nuk morëm 13 pagat e apeluara në Gjyq. Të vijë këtu të shikojë gjendjen tonë dhe të negociojmë këtu. Kaq nuk zgjatem më sepse skam fuqi", tha ajo.

Kështu u shpreh dhe një prej naftëtarëve, i cili tha se kryeministri duhet të shkojë vetë aty e të shikojë gjendjen në të cilën janë zonjat dhe më pas t'u japë një zgjidhje.

"Unë e përgëzoj zotin kryeministër që reagoi për ti dhënë një zgjidhje por verdikti është i këtyre zonjave. Shpresoj të ketë një zgjidhje për këtë problem por verdikti është i këtyre zonjave. shprespoj që  kryeministri të vijë këtu dhe pse të mos ua japë zgjidhjen. Gjendka këtu është kaotike sa vjen dhe rëndohet. Pse të mos vijë këtu Rama për negociata për një zgjidhje", shtoi ai.

Naftëtaret në grevën e urisë