Greva e pedagogëve të Filologjikut, deputetja e PD: Raporte të tilla qeveri-universitet nuk janë parë as në komunizëm

Greva e pedagogëve të Filologjikut, deputetja e PD: Raporte të tilla qeveri-universitet nuk janë parë as në komunizëm

Pamje nga Fakulteti Histori-Filologji

Deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka shprehet se kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar duhet të braktisin menjëherë demagogjinë, mashtrimet e sulmet dhe të plotësojnë sa më mirë kërkesat e studentëve.

Duka thotë se qeveria tanimë ka filluar një fushatë manipulimesh dhe kërcënimesh ndaj studentëve dhe stafeve universitare, e sipas saj kjo po shoqërohet edhe me një prirje arrogante për të denigruar e diskredituar pedagogët e universiteteve dhe duke u përpjekur që fajtori për gjendjen e arsimit të kërkohet tek ata.

Me keqardhje të thellë vërejmë se raporte të tilla të këqia e problematike të një qeverie me universitetin, nuk janë shfaqur në Shqipëri as në kohët më të errëta të komunizmit. Kjo gjë nuk i shërben reformimit të universiteteve tona, të cilat me gjithë mangësitë e dobësitë e tyre, kanë një meritë thelbësore për edukimin e rinisë sonë universitare. Të gjithë e dimë se universitetet tona nuk janë dhe nuk mund të jenë as në nivelin e Harvardit dhe as në nivelin e Oksfordit, por duhet të mbajmë parasysh se edhe Shqipëria nuk është as Amerikë dhe as Angli.

Valentina Duka, Deputete e Partisë Demokratike

Deputetja Duka shprehet më tej se qeverinë  Rama nuk e shpëton dot asnjë alibi për problematikën me të cilën po ballafaqohet arsimi i lartë në Shqipëri.

Nëse ajo vijon me kokëfortësi politikat degraduese ndaj këtij sektori jetik për vendin, sistemi i arsimit tonë të lartë mund të destabilizohet për një kohë të gjatë. Studentë dhe pedagogë mund bashkarisht të marrin valixhet dhe të largohen nga vendi çka do të jetë një katasrtofë më e madhe e kanabizimi i Shqipërisë, ose të bashkohen dhe të demostrojmë bashkarisht.

Valentina Duka, Deputete e Partisë Demokratike

Duka i kërkon qeverisë që të marrë përgjegjësitë për plotësimin e kërkesave të studentëve, rritjen e pagave të pedagogëve, përpilimin e VKM-së, mos kthimin e Akademisë së Shkencave në një institucion të plagjiaturës dhe për përmirësimin e infrastrukturës universitare dhe konvikteve.

Këto realizohen vetëm duke rritur buxhetimin për Arsimin e Lartë publik. Arsimi publik, sidomos në një vend të varfër si Shqipëria, ka një rëndësi përcaktuese në këtë drejtim dhe është përgjegjësi dhe sipërmarrje e detyrueshme e vetë shtetit, prandaj ky i fundit duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të krijuar kushtet e duhura ligjore, materiale dhe financiare për mbarëvajtjen e këtij sektori.

Valentina Duka, Deputete e Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja