Greva 24 orëshe e punonjësve të kompanisë ajrore Alitalia ka sjellë anulimin e fluturimeve nga Roma në drejtim të Tiranës.
Praktikisht janë anuluar tre fluturimet e orës 17:15 dhe 23:20 nga Aereporti i Fiumiccinos në drejtim të Rinasit si dhe një fluturim i orës 18:05 nga Rinasi në drejtim të Romës.
Kompania ajrore Alitalia ka anuluar gjatë ditës së enjte rreth 60% të fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare, pas shpalljes së grevës nga personeli i saj.
Pilotët e punonjësit e Alitalia protestojnë kundër situatës ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht kjo shoqëri e cila ka mbyllur vitin 2016 me një defiçit prej 600 milionë euro, si dhe parashikon për vitin 2017 një reduktim prej 160 milionë euro të shpenzimeve të saj.

(Tre fluturimet ajrore të anuluara)
Redaksia Online
(a.ç / l.q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com