Greva e sindikatave greke ‘paralizon’ pikat kufitare me Greqinë, nga sot deri më 4 prill s'lejohet kalimi i makinave, vetëm qytetarë pa bagazhe

Një protestë e sindikatave greke ka ‘paralizuar’ qarkullimin në të gjitha pikat kufitare Shqipëri-Greqi. Nuk do lejohet kalimi i mjeteve nga sot deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Kalimi do të ndalohet nga data 2 prill deri më datë 4 prill, për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi. Pra, nëse mjetet apo kamionë nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas Greqi-Shqipëri, nuk do lejohet që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com i cili ndodhet në Kapshticë informon se hyrje daljet kanë qenë të pakta dhe janë lejuar vetëm ata që kanë qenë në këmbë. 

Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojën lehtësisht. Lajmërimi një ditë më parë ka bërë që shumë shtetas të lëviznin drejt Greqisë ditën e djeshme.

Po kështu në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, turistë të huaj, të painformuar për grevën u detyruan të kthehen mbrapsht. Mes tyre një austriak i cili tha për Report TV se do të kalojë nga Maqedonia e Veriut për tu kthyer në vendin e tij.

“Nuk kisha njoftim për bllokimin e doganës. Kam ardhur këtu për pushime doja të shkoja në Greqi.  Kam bërë shumë kilometra, të gjitha pikat e kalimit janë të mbyllura. Tani do të përdor kufirin nga Maqedonia për tu larguar” thotë turisti. 

Për 48 orë, nga katër pikat kufitare mund të udhëtojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe ata që kanë urgjenca shëndetesore. Për mjetet e transportit të udhëtarëve, taksitë dhe kamionët nuk do lejohet lëvizja deri mëngjesin e 4 Prillit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Kapshticë, nuk lejohet kalimi me makina as me bagazhe! Qytetari: Edhe në këmbë me zor na lane

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë nga policia e shtetit edhe pika e kalimit kufitar e Kapshticës mëngjesin e sotëm është bllokuar.

Të paktë kanë qenë ata që I janë drejtuar sot doganës së Kapshticës. Edhe ata që janë lejuar të kalojnë, janë lejuar pa bagazhe dhe pa makina. Ose ato që do të kenë emergjenca shëndetësore si në hyrje dhe në dalje. Ky urdhër do të jetë në zbatim deri në një njoftim te dytë.

“Na thanë nuk kaloni dot pa bagazhe. Tani ka ardhur urdhër i dytë pa një letër për fëmijën”  thotë një grua.

“Makinat nuk na i lanë. Edhe në këmbë bëmë llafe por më pas na lanë. Makinat i lamë matanë’ thotë një qytetarë tjetër për mikrofonin e Report Tv. 

Ndërkohë lajmërimi një ditë më parë ka bërë që shumë shtetas të lëviznin drejt Greqisë ditën e djeshme. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 2504 shtetas dhe kanë dalë 2335.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur