Greva e socialistëve, Gjykata e
Tiranës pranon padinë e Ballës

Greva e socialistëve, Gjykata e<br />Tiranës pranon padinë e Ballës
TIRANE- Më një vendim të datës 26 nëntor të 2013-ës, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesë padinë e deputetit socialist Taulant Balla për detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për statusin e deputetit lidhur me ushtrimin e funksionit për periudhën 25 shkurt-20 maj 2010.

Gjatë kësaj kohe, deputetët e Partisë Socialiste zhvilluan grevë urie në çadrat e ngritura para Kryeministrisë, e cila në ato vite drejtohej nga Sali Berisha, pasi pretenduan se zgjedhjet e 2009-ës ishin të manipuluara dhe kërkuan hapjen e kutive të votimit.

Kuvendi, i drejtuar në atë kohë nga Jozefina Topalli, mori vendimin që për deputetët e opozitës të mos u paguheshin pagat duke argumentuar se ata ende nuk kishin bërë betimin si deputet. Madje Kuvendi do të deklaronte se në rast të mos ndërprerjes së bojkotit parlamentar, 64 deputetët e majtë do të rrezikonin të humbisnin mandatin e tyre.

Zgjedhjet e vitit 2009 u kontestuan fort nga të majtët, të cilët kërkuan rinumërim të votave. Por në atë kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kërkesën e Partisë Socialiste, edhe pse disa vite më vonë, në zgjedhjet e 2013-ës, do të pranonte kërkesën e Partisë Demokratike për rihapjen e kutive të votimit, dhe rinumërimin e tyre.

Pak pas ardhjes në pushtet, qeveria Rama vendosi të ndryshojë edhe vendimin për mënyrën e pagesës së deputetëve, duke rregulluar pagesat për seancat plenare dhe komisionet parlamentare, dietat, si dhe për transportin e deputetëve për të kryer detyrën e tyre gjatë kësaj legjislature.

gjykata per ballen 1
gjykata per ballen 2
(Foto/Vendimi i Gjykatës)

Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv