Greva e urisë, Berisha: Shishet
me benzinë në çadra i çoi PS

Greva e urisë, Berisha: Shishet <br />me benzinë në çadra i çoi PS
TIRANE - Greva e ish të burgosurve politikë e cila sot hyn në ditën e 20 të saj u bë objekt i një debati të ashpër mes mazhorancës e opozitës. Kryeministri Berisha akuzoi opozitën se fshihet pas grevës që po zhvillohet në ambientet e jashtme të "Komunës së Parisit". Akuzat e ashpra shkuan deri aty sa t'i akuzonte se kanë futur shishet me benzinë në çadrat e grevistëve. Nga ana e saj opozita e mohon dhe kërkoi të negociohet pasi situata është tepër e rëndë, pas djegies së dy grevistëve, Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca.   Berisha: Ju i çuat shihet me benzinë, Ruçj: Dy u dogjën bënë xhiron e botës. Hiq dorë nga etiketimi i opozitës që ka dorë në këtë grevë. Patozi: PS i dergon dhe kamerat te digjen të gjallë. Debate të ashpra dhe mes Majkos e Topallit. Ndërkohë që para parlamentit për gati 30 minuata protestuan ish të burgosurit politkë të mbështetur nga AK e sindikata tjera.

Scroll down for english version

DEBATET E ASHPRA NE KUVED

PATOZI: PS I DERGON BENZINE E KAMERA TE DIGJEN TE GJALLE
Ora 12: 15
Patozi tha se Majko u keqpërdor kur shkoi të vizitonte grevistët. “Ju nuk mund të shkonit të vizitonit. Keni qenë kryeminsitër e ministër në tre buxheti dhe ju nuk keni bërë asgjë.". Duke iu referuar kryetarit të Grupit PS, Ruçit Patozi tha se "ai nuk mund të flasë për grevën sepse ka qenë ministri i fundit i sigurimit të shtetit, dhe ata betejën se kanë pasur me ne por me sigurimin e shtetit. Ju doni të nxini Shqiërinë. Ajo është grevë politike. Po kërkojnë dicka që nuk i takon. Kjo qeveri nuk ka bërë aq sa ka dashur por ka bërë të pamundurën. Pse dërgoni benzinë e kamera të digjen gjallë e i çuani heronj. Si mund të cuani heronj disa njerëz që guxojnë të djegin të tjerët para disa kamerave. Pse se bëtë ju kur ishit në grevë. Pse su dogjët të gjallë kur ishit para kryeministrisë. Sot keni kurajo për të prishur atmosferën e kësaj dite. Të rëndësishme dhe për ata njerëz grevistë e familjarë të tyre."- tha Patozi.

RUCI: SHKONI DIALOGONI, DY U DOGJEN E BENE XHIRON E BOTES

Ora 12: 07
"Dy u dogjën bënë xhiron e botës. Hiq dorë nga etiketimi i opozitës që ka dorë në këtë grevë, Edhe sikur të kishte dorë opozita për këtë punë është. Por ata nuk pyetën as ty e as mua. Mos u fshi shko thuaji atyre."- tha Ruçi duke iu drejtuar Kryeministrit.
Duke iu drejtuar Topallit tha "Është e pafalshme që të thuash se ske koment ndërkohë që ke kohë të anatemosh ne. Shko atje. Respekto votën që të kanë dhënë. Pse druhesh. Ata janë burra e nuk vënë dorë as mbi grua e as mbi një shtetar. Ata nuk duan mëshirë. Ata po djegin veten. S’është vonë të shkoni të ulni e të dialogoni. Ata janë shqiptarë dhe ju qeveria. Shkoni atje se e keni detyrim kushtetues e ligjor e mos anatemoni opozitë.


RUÇI: ATA NUK DUAN LËMOSHË
Ora 12: 03
Kryetari i Grupit PS, Ruçi shprehu falënderimin për rekomandimin pozitiv, pavarësisht se ka pasur probleme me reformat dhe duke iu referuar grevës së urisë tha se ata nuk duan lëmoshë “Ata nuk duan lëmoshë. Duan të vlerësohen, por jo të zhvlerësohen sic bëtë. Turp, kjo që bëni. Dhe menjjëherë pa hapuir gpojkën kryetarja epa rlamentti tthotë ish ministri i Brendshëm po moj zonjë por unë i lirova nga ai burg dhe nuk i burgosa.”

BERISHA: T'I JAPE FIDELI APARTAMENTI, NE DO I KOMPENSOJME SIPAS RRADHES

Ora 11: 49
“Jashtë rradhe nuk keni për të marrë kurrë, nëse doni jashtë rradhe pritni PS të vijë në pushtet. Ju që i cuat në grevë shkoni e nxirrini në greva ose jepini çerekun apo gjysmën e rrogës tuaj. Unë ligjin nuk e thyej dot. Kam ligj dhe qytetarët janë të barabartë para ligjit. Shkoni bëhuni humanistë. Kjo është zgjidhja. Ju është dhënë lekë dhe do të vazhdojnë tu jipet. Do të marrin sipas atij rendi që përcakton ligji dhe jo greva e manipuluar e urisë. Ata janë në nevojë,por jepni gjysmën e rrogës, bëni saraga. T’i themi Fidelit. Ti japë 3 apartamenti. Sa i jep ju më mirë ti japë atyre. Hajde të bashkëpunojmë për ligjet, dhe së dyti shkoni jepnin nga një gjysëm rrogë.”- tha Berisha nga podiumi.

BERISHA: PS COI BENZINEN NE CADRA

Ora 11: 43 Kryeministri akuzon deputetët PS se kanë dërguar shishet me benzinë në çadrat e të burgosurve. “Ju që me deputetë tuaj dërguat shishe benzine merrni pjesë në ekzekutimin e tyre. Shishe benzine mos nisni më. Provoni prapë. Çoni prapë shishe. Shkoni prapë me shishe. Unë ju them mos çoni shishe
I bëri thirrje familjarëve të tërheqin nga greva njerëzit. Kërkojnë me shumë të drejtë rrëzimin e armikut të tyre Sali Berisha dhe respektoj kërkesën. Kërkojnë rikthimin e ligjit të lustracionit.”

BERISHA: GJERGJ NDRECA MORI FABRIKË MIELLI, SHTJEFNI NJERI ME 3 EMRA

Ora 11: 40 “Kanë përfituar mbi 2700 sipërmarrje nga privatizimi. Atij që iu vu flaka për kauzën tuaj me paratë që mori me lekët e privatizimit privatizoi fabrikën e miellit në qytetin e Laçit. Kjo nuk i mjaftoi (dëgjohen zërat e deputetëve PS që kundërshtojnë). Iu dha kredi e butë nga qeveria për të blerë fermën e mbarështrimit të derrit. U prish me ortakun, mori kredi e ndërtoi fabrikë të re mielli. Falimentoi se nuk e menaxhoi dot dhe ia konfiskoi banka. Kjo është zotëria. Ai që i vuri zjarrin ka dy emra e një të tretë rezervë. Ai nuk është Shtjefni, ai është Shqevi. Ai nuk është Pal por Perikli. Ia vuri zjarrin me emrin e dytë apo të tretë do e saktësojë qeveria. Ai është aksioner në 400 mijë dollarë që përmenda më sipër.”- tha Berisha

KRYEMINISTRI FLET PËR GREVËN E TË BURGOSURVE POLITIKË

Ora 11: 30
“Kjo parti i ka patuar dhe i ka aleatë e mbështetje kryesore të përndjekurit. Por që në themelin e saj një grusht i vogël i telekomanduar ka qemë kundërshtar i kësaj partie. Ne i kemi dhe i respektojmë. Ne nuk kemi ndikuar kurrë. Gjatë viteve 1992 janë ndarë në dorë mbi 100 milionë dollarë. Grupi që bën grevën politike ka marrë lekë prtiovatizimi e lekë në dorë rreth 256 mijë dollarë, dhe nuk kam llogaritur këtu 4 apartament. Se po ti shtojmë shkon afërsisht 400 mijë dollarë.

DEBATE TE ASHPRA MAJKO- TOPALLI

Ora 11: 10
Deputeti i PS-së Pandeli Majko dhe kryetarja e Parlamentit Topalli u përfshinë në debat në parlament në lidhje me grevën e të burgosurve. Majko i bëri thirrje mazhorancës të negociojë për të mos i lënë të digjen, ndërkohë që Topalli iu kundërpërgjigj se ai si ish kryeminsitër as PS nuk kanë bërë asgjë.
JA DEBATI I PLOTE 

Majko:
“Nuk mendoj se dje ishte e bukur apo entuziaste. Dje ishte ditë e zymtë, pasi para se të shpërtheninfishekzjarett pamë shkëlqimion e flakës mbi trupin e njeriut. Ky është i dyti. Qeveria i con ministrein e Shëndetësosë për ti thënë që do shëroheni por nuk con as përfaqësuesit e Ministtisë së Financvave dhe i nxjerr për ti thënë që edhe kaq sa e keni marrë shumë e keni/. Mund të bëjnë gjithçka por për tu djegur për PS nuk bën vaki. Ata janë njerëz dinjitozë. Që ti vësh flakën vetes dyhet një proces shumë i gjatë”

Topalli:
Gjatë 8 viteve pse nuk i dhatë asnjë lek, asnjë shans asnjë bursë. Pyetje e thjeshtë që ju bën të turpëroheni. Spo flas për partinë tënde nënë që i torturoi dhe i burgosi. Një kryeministër që i dha zero lekë duhet të turpërohet ose të paktën kërkon të falur, ti e të gjithë të tjerët.

Majko:
Po e filloj nga ajo që lokja e parlamentit më kërkoi.
Topalli:
Të të vijë turp, nëse ty qenia ime nga Shkodra të duhet dhe e përcakton ashtu sic ti e përcaktove po ta them unë jam nga Shkodra e jam krenare që jam nga Shkodra

(Dëgjohen deputetë PS: O zonjë lëre të flasë)


Majko:
Është e vëertetë unë kam qenë kryeminsitër e nuk kam bërë gjë të madhe
Topalli:
S’ke bërë asgjë ia ke hequr thuaj të vërtetën
Majko:
Çdo qytetar i majtë e djathë edi kohën kur kam qeverisur. Nuk ka qenë aq i qetë dhe nuk ka pasur luftë në kufi.
Uluni negocioni mos i çoni ministrin e Shëndetësisë kur i kanë vënë zjarrin. Nuk është grevë politike as e PS por është grevë e një shtrese që ju ka mbajtur mbi supe dhe që sot qeveriset nga Titot.
Nuk po flas në emër të tyre, se kam të drejtë, por jo ju kërkoj të negocioni. Shkoni e negocioni dhe mos i lini të digjen.
Topalli:
Keni shkelur rregulloren. Mbaroi koha. Faleminderit zoti ish kryeministër.
Majko nuk lëviz nga podiumi
Topalli:
Folet jashtë rregullores. Keni kapërcyer 10 minuta. Mund të uleni.
Majko nuk lëviz nga podiumi
Topalli:
Nëse do të flasësh dil jashtë fol para mediave
(dëgjohen zërat e deputetëve PS që i kërkojnë të flasë)


Majko:
Zoti kryeministër cou këtu e fol për ata që kanë folur në puyshtget
Topalli:
Ata që shkuan në burgje skanë pasur ëndërr më të madhe se dita e Europës

KUVENDI NIS PUNIMET , TOPALLI FLET PER STATSUIN HESHT PER GEVEN

Ora 10: 30
Kuvendi nis punimet me urimet për rekomandimin e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shiqpëria. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli tha se “dje ishte një ditë e bukur, sot është një ditë e bukur”- tha Topalli. Edhe ministrja e Integrimit vlerësoi si sukses rekomandimin e KE dhe ftoi opozitën të angazhohet në 3 detyrimet që kërkohen nga BE. Ndërkohë që as Bregu dhe as Topalli nuk e përmendën grevën e të burgosurve. “Janë 3 detyrime të cilat duhet ti votoni bashkë me ne. Pr/ligjin e Gjykatës së Lartë, të nëpunësit Civil dhe të mbyllim reformën parlamentare. Shmangni debatin. Keni mundësi sot që pas dy vitesh të ndajmë gëzimin të gjithë së bashku.”- tha Bregu. As kryetarja e Parlamentit dhe as ministrja e Integrimit nuk përmendën fare protestën e ish të burgosurve politikë që u zhvillua para parlamentit. “Janë detyrimet më të thjeshta që mund të bëhen deri më 13 dhjetor ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit detyrimet kanë qenë ëdhe më të rënda dhe të lënë mënajën edhe bindje më të vështira”- tha Bregu.

PROTESTA PARA PARLAMENTIT
Ndërkohë që para parlamentit për gati 30 minuata protestuan ish të burgosurit politkë të mbështetur nga AK e sindikata tjera. Nis  protesta para Parlamentit. Ish të burgosur politik, mbështetës të AK dhe përfaqësues të sindikatave të tjera po protestojnë para parlamentit.  "Duam integrimin real në jetën sociale që ka munguar deri në 20 vjet"- tha kreu i shoqatës Skënder Tufa. Protesta u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Policia krijoi kordon para parlamentit i cili sot kishte seancë parlamentare. 

-----------------------------------------
English Version

Ex-prisoners hunger strike, Berisha: Opposite set gasoline bottles to the hunger strike tents

Ex-prisoners hunger strike enters in the 20-th day. In these days two of them have been urgently hospitalized after an attempt to self-sacrifice because they putted fire to themselves. Being in these cases and after a second attempt to self-sacrifice police forces increased the security measures around their tents. Around midnight hours policemans effectuated an inspection in strikers’ tents. The aim was to find any more bottles of gasoline that might be used for another attempt to self-sacrifice. In the parliament, Prime Minister Berisha accuses the opposition of supplying gasoline bottles to the ex-prisoners in their hunger strike tents. Then, Prime Minister Berisha declared “I make an appeal to the ex-prisoners relatives to take them out of this strike”. The deputed of opposite Gramoz Ruci declared that: “Two of ex-prisoners are fired and these videos are seen in all around the world, don’t accuse anymore the opposite for that”. After the debate between Berisha and Ruci, Parliament Speaker Topalli and Socialist deputed, Pandeli Majko involve in a harsh debate related to the ex-prisoners hunger strike. Majko makes an appeal to the ruling majority to sit in the negotiations table and avoid other attempts for self-sacrifice while Speaker Topalli replies by saying that: “Neither Majko as Prime Minister nor Socialist Party did nothing for those people”. Red and Black Alliance staged a protest in front of the parliament in sign of support toward ex-prisoners hunger strike. A group of activists burned Prime Minister Berisha pictures during this thirty minutes protest. The leader of “Red and Black”, Spahiu declared that: “Berisha is pushing the country toward war, as he did in 1997. Berisha is responsible for strikers attempt to self-sacrifice”.
-----------------------------------------


Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë