TIRANE - Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka filluar shëmbja e godinës 3-katëshe në rrugën "Margarita Tutulani" pranë shkollës "Petro Nini Luarasi", prej së cilës banorët janë nxjerrë me forcë disa ditë më parë.

Banorët e ndërtesës të cilët janë në grevë urie prej 16 ditësh kanë njoftuar në orët e para të mëngjesit "A1 Report" se "disa punëtorë privatë kanë filluar punimet për shembjen e ndërtesës, duke hequr tjegullat dhe muret anësore". Punëtorët privatë që prej orëve të para të mëngjesit kishin filluar heqjen e tjegullave nga çatia e godinës.

Banorët kanë takuar shefin e kabintetit të prokurorisë dhe i kanë kërkuar ndihmë për të zgjidhur çështjen e tyre të pronës.

09:50 GREVISTËT TEK PROKURORI I PËRGJITHSHËM
Disa nga grevistët ndodhen para prokurorisë së Përgjithshme dhe kërkojnë takim me Kryeprokurorin Llalla

ORA 07:30 POLICET KONFLIKT VERBAL ME BANORET
Policët privatë janë vendosur para derës së godinës 3-katëshe, në rrugën “Margarita Tutulani” dhe po debatojnë e kanë  me banorët disa prej tyre grevistë, duke mos i lënë të hyjnë brenda. “Duam të nxjerrim rrobat”, thonë banorët dhe i kërkojnë policisë të nxjerrin jashtë punëtorët. Në vendngajrje ndodhen forca të policisë private por dhe dy të policë së shtetit.  Në këtë situatë të tensionuar policia ndërhyri për të larguar punëtorët dhe momentalisht janë ndërprerë punimet.

ORA 06:00 TELEFONATA ER GREVISTEVE: PO NA ZENE BRENDA

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm të shqetësuar, grevistët i thanë redaksisë se "materialet që po prishen po na zënë brenda dhe tjegullat po na bien mbi kokë"

KUR HYNE NE GREVE URIE BANORET

Më 23 prill godina tre katëshe në rrugën “Margarita Tutulani” u zbraz nga zyra e Përmbarimit me ndihmën e policisë private dhe Policisë së Shtetit për t’ju kthyer pronarit, në bazë të një vendimi gjyqësor, por banorët pretendojnë se pronari e ka fituar gjyqin me dokumente të falsifikuara.

Pas largimit nga banesat e tyre, 10 banorë vazhduan grevën e urisë duke filluar nga data 25 prill, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore 3 prej tyre janë detyruar ta ndërpresin atë. Grevistët kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor për banesat e tyre, ose krijimin e kushteve për strehimin dikur tjetër.

Para disa ditësh avokati i banorëve ka bërë një padi ndaj Entit të Banesave duke kërkuar shfuqizimin e aktit normativ me arsyetin se çështja e pronësisë së ndërtesës është në gjykim e sipër dhe se vendimi i përmbarimit për t'i nxjerrë banorët jashtë dhe akti normativ nuk duhen zbatuar.

Ndërkohë,që greva vijon, seanca e ardhshme gjyqësore është përcaktuar për në datën 13 maj. Banorët thonë se Ferdinand Caka i ka marrë pronat e tyre me dokumente të falsifikuara.

margarita tutulani prishja e baneses

(Foto: Pamje nga prishja e nderteses sot ne mengjes, po i heqin tjegullat)

Redaksia Online
(e.s/b.m/shqiptarja.com)