TIRANE- Ish i përndjekuri politik Shpëtim Karamuça, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij. 74 vjeçari edhe pse ishte i sëmurë me kancer, ishte bërë pjesë e grevës së urisë që nisi me 22 shtator dhe u mbyll më 22 tetor, pas 31 ditëve në çadrat e vendosura në lagjen "Komuna e Parisit". Ata kërkonin zbatimin e ligjit për kompensimin financiar të ish të përndjekurve.
Kohët e fundit Aleanca Kuq e Zi e kishte përzgjedhur në sekretariatin e kësaj partie për çështjet e të dënuarve politikë. Në kohën e komunizmit ishte dënuar me 26 vjet burg për agjitacion e propagandë.
Gjergj Ndreca, një tjetër ish i burgosur politik në një lidhje telefonike për Tv A1 Report tha se Karamuça vdiq mes skamjes e të ftohtit. “Dje erdhi në shtëpinë time. Më tha nuk jam mirë me shëndet. Perikli Shqevi kishte marrë në shtëpinë e tij për tu kujdesur”- tregon Gjergj Ndreca për mikun e tij.
Ai shprehet i revoltuar ndak qeverisë se nuk po kujdesen për këtë shtresë shoqërore. “Të burgosurit po vdesin nga dita në ditë. Ky është dhe qëllimi i qeverisë”- tha Ndreca në prononcimin për Tv A1 Report.
Shpëtim Karamuça është viktima e dytë nga ish të burgosurit politikë pjesëmarrës në grevën e urisë, pas vdekjes së Lirak Bejkos. 47 vjeçari u vetëdogj në shenjë proteste ndaj injorimit që qeveria po i bënte kësaj greve, duke mos u ulur në tryezë për të diskutuar kërkesat e tyre.
VUANTE NGA KANCERI
Karamuça ishte diagnostifikuar me kancer në laring që në vitin 2008 kur kishte shkuar në Holandë dhe ishte strehuar me azil politik. Atje ishte kuruar falas por ishte kthyer në Shqipëri në verë, pasi i kishte mbaruar edhe koha e azilit.
PS E RAMA: LAJM I DHIMBSHEM
Anëtarët e Partisë Socialiste dhe kreu i saj Edi Rams reaguan duke thënë se ishte një lajm i dhimbshëm.
” Vërtet i dhimbshëm lajmi i vdekjes së të burgosurit politik Shpëtim Karamuca-26 vjet burg e së fundi një greve urie me kancerin ne trup! RIP”- shkruan Rama.
”26vite jetë në kalvaret e Enverit që të sjell demokracinë e "demokracia" e shpërblen Shpëtim Karamuçën me vdekje në varfëri e harresë totale. Sot ndërroi jetë në varfëri dhe harresë totale nga ky shtet antinjerezor Shpetim Karamuca, kishte sakrifikuar 26vite burg politik.” - shkruan Keti Bazhdari ,kryetare e grupit të punës së ish të përndjekurve politikë në PS në profilin e saj në facebook.
Të përndjekurit deri tani kanë marrë një ose 2 këste, ndërkohë që sipas ligjit duhet të merrnin 4 këste, përveç kësaj kërkonin edhe pensionin ligjor për të burgosurit politik. Ata ndihen të lënë mënjanë nga qeveria të cilën e kanë votuar për ta mbajtur në pushtet, madje në prononcimet e shpeshta për median ish të burgosurit politik i bënin thirrje kryeministrit të zbatonte ligjin për të dhënë kompensimet pasi familjet e tyre jetonin në varfëri. "Nuk duam lëmoshë, duam zbatimin e ligjit"-
deklaronin ato. Edhe Komisioni Europian kërkoi të adresohen çështjet e ngritura nga ish të përndjekurit politik
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Greva e urisë nisi më 22 shtator