TIRANE - Në ditën e 9 të grevës së urisë, ish të burgosurit politikë u vizituan nga ambasadori i BE, Etore Sequi dhe lideri i PS, Edi Rama i shoqeruar nga deputeti Pandeli Majklo.
RAMA: QENDRIMI I QEVERISE TURPERUES PER GJITHE SHOQERINE
Ish- të burgosurit politikë janë vizituar sot edhe nga kreu i PS, Edi Rama, i shoqëruar nga deputeti Pandeli Majko. Në profiling e tij në në Twiter Rama theksonte se ka qëndruan rreth një orë me ish-të burgosurit politikë dhe kanë konfirmuar vullnetin e shprehur qartë në programin e PS për këtë shtresë.
“Me të burgosurit politikë në grevë urie - Shpëtim Karamuca,26 vjet burg, diagnostikuar me kancer, në varfëri të plotë!!!” do te shkruante në Twiter Rama.
Lideri i Opozitës është ndalur më tej në qëndrimin e qeverisë ndaj kësaj shtrese përgjatë 20 viteve demokraci, por edhe në këto ditë të grevës së urisë, kur ende nuk ka një reagim nga strukturat shtetërore. “Ajo c’ka vret më keq se mosdëmshpërblimi është shpërfillja tallëse e kësaj qeverie ndaj të burgosurve politikë, turpëruese për krejt shoqërinë”-shkruan Rama
SEQUI: MBESHTES KERKESAT TUAJA, GREVA NUK ESHTE ZGJIDHJE
Ish të përndjekurit i thanë ambasadorit të BE se të gjitha qeveritë kanë bërë veshin e shurdhët ndaj kërkesave të tyre për dëmshpërblim. “Të na njihen vitet e burgut, të zbatohen konventat ndërkombëtare dhe ligjet në vend” janë shprehur grevistët.
Ndërkohë ambasadori I BE ndërsa u interesua për gjendjen shëndetësore të grevistëve tha se mbështet kërkesat e tyre për dëmshpërblim.
Ndërkaq, ish të burgosurit politikë shprehen se janë shtresa e elitës shqiptare. “Kemi bërë disa greva që nga vitit 1991 dhe prej 20 vitesh, ne presim dëmshpërblimet që ende nuk na janë dhënë”, shprehen.
Ata kërkojnë zbatimin e vendimit të KE duke theksuar që të njihen konventat ndërkombëtare në kuadër të kësaj shtrese të shoqërisë.
DITA 9, DY NGA 26 GREVISTET, NE SPITAL
Përfundon në spital Llazi Koçi, 56 vjeç një nga 26 grevistët e urisë nga shtresa e ish të burgosurve politikë që janë ngujuar në një ambient të hapur te Komuna e Parisit. Koçi ka paraqitur probleme shëndetësore, aritmi, lodhje. Ai u dërgua në QSUT ku po merr trajtim mjekësor dhe mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht dhe një tjetër grevist, Petrit Muka, ndodhet në reanimacion i shtruar pak ditë më parë me problem kardiake. 7 grevistë kanë paraqitur problem shëndetësore, por ata vijojnë grevën e urisë.
Prej 9 ditësh në grevë urie, teksa kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria, për dëmshpërblimin e viteve të burgut, ish të përndjekurit politikë të vendosur në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, janë vizituar vetëm nga Ish presidenti Bamir Topi, Gazmend Oketa i FRD-së, ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu si dhe aktivistë të Aleancës KuqEzi.
Redaksia Online
(Gre.M/jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com