TIRANE- Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00 dy persona të veshur civilë dhe të prezantuar si policë kanë hyrë në çadrën e grevës dhe u kanë hequr grevistëve sheqerin, çajin dhe trisolin. Gjithçka ka ndodhur pak kohë pas deklaratës që zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan i Shtetit për Euroazinë Philp Reeker i bëri thirrje qeverisë që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis dhe zgjidhur me qetësi çështjen e grevës së urisë.
Ngjarja është denoncuar mbrëmë nga koordinatori i grevës Skënder Tufa, dhe sot nga Fatmir Lamaj, ish grevist nga sot koordinator i ri i grevës por dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.
AGIM KOLLÇAKU DERGOHET NE SPITAL
21:40 Grevisti Agim Kollçaku është detyruar të lërë grevën e urisë pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar shumë dhe ai ishte gjithnjë e më shumë në rrezik për jetën. Siç konstatoi Shqiptarja.com në terren, Kollçaku është dërguar me urgjencë për QSUT.
Gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe grevisti tjetër Ramazon Spahiu, por ky nuk ka pranuar që të dërgohet në spital.
TOTOZANI: HEQJA E LENGJEVE VEPER PENALE
18:20 Një trajtim çnjerëzor dhe degradues që përbën një vepër penale në Kodin shqiptar. Ky është qëndrimi i prerë dhe i ashpër i Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i mbajtur pas vizitës në çadrën e grevës së urisë, përsa i përket heqjes së lëngjëve dhe ilaçeve që u është bërë grevistëve. Një përgjegjësi individuale që bie mbi personin që ka dhënë atë urdhër, theksoi Totozani. Pas vizitës, Igli Totozani u ndal për disa çaste të fliste me gazetarët, ku nënvizoi se pas dy-tre ditësh mbush 10 muaj në postin e Avokatit të Popullit, por takimin e sotëm me grevistët e cilësoi si më të vështirin që kishte zhvilluar ndonjëherë.
“Mora informacion se u janë ndaluar lëngjet, trisoli, serumet, ilaçet. Ne kemi pasur një komunikim me policinë, unë vetë edhe me zotin Burgaj. I kemi shkruar një rekomandim [policisë] ku kemi kërkuar që media dhe familjarët të futen në çadër, të lejohen lëngjet dhe ilaçet. Sot kam konstatuar që kjo u është ndaluar”, tha Totozani.
Më pas ai dëshiroi të lëshonte edhe një apel: “Janë disa parime vitale të të drejtave të njeriut që nuk mund të preken. Kujtdo që ka dhënë një urdhër të tillë, doja t’i thoja miqësisht të bëjë kujdes, se është në ekstremitetet e një trajtimi çnjerëzor. Është vepër penale në Kodin shqiptar dhe dënohet edhe nga konventa ndërkombëtare”.
Totozani shpjegoi se u ka kërkuar grevistë që të ulin tensionet. “Këtë ia kërkoj edhe Qeverisë, ministrave, Kryeministrit, të gjitha palët të ulin gjakrat. Të kthehet qetësia që është këshilltari më i mirë dhe të dy palët të fillojnë një dialog gjithëpërfshirës. Besoj se gjeta mirëkuptim nga grevistët për të qenë gjithmonë konstruktiv në këtë drejtim. Duhet të gjehet një zgjidhje sa më shpejt”, tha Totozani.
Avokati i Popullit ritheksoi edhe një herë se “shërbimi shëndetësor, ilaçet, uji, duhet t’u ofrohen [grevistëve] pa asnjë pengesë. Çdo urdhër që kërkon të kundërtën, që këto elemente njerëzore të pengohen, është një urdhër në ekstremitetet e një trajtimi çnjerëzor dhe degradues. Kush ka dhënë këtë urdhër të tërhiqet nga ky qëndrim. Ne do ta hetojmë. Nëse edhe Prokuroria futet në këtë hetim për të parë ç’ishte ky lloj urdhri, nuk do të ishte gjë e keqe”, përfundoi Totozani.
TOTOZANI NE ÇADREN E GREVES
17:50 Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka vizituar sot pasdite personalisht grevistët. Ai ka hyrë në çadrën ku ndodhen ish-të përndjekurit që tashmë janë në grevë urie prej gati një muaji, dhe po njihet nga afër me gjenden e tyre. Gjatë ditës së djeshme, Totozani i kërkoi Qeverisë që të dialogojë me grevistët dhe të mos i injorojë kërkesat e tyre.
TUFA: GJYKIMI I PATRIOTIT SI TERRORI I DIKTATURES
15:30 Koordinatori i grevës, Skënder Tufa, pohoi se shoqëria civile ka nisur të mbledhë firma në Tiranë për një peticion në mbështetje të grevës. Tufa foli edhe masën e arrestit me burg që gjykata dha për koordinatorin tjetër, Asllan Patriotin, duke bërë një krahasim me proceset e periudhës së diktaturës komuniste. “Gjykimi që iu bë Patriotit ishte në përmasat e terrorit më të madh të diktaturës gjatë viteve 80-85. Nuk na lanë të futemi në sallën e gjyqit e u bë me dyer të mbyllura”, tha Tufa.
VALTERI: POLICET HABITEN SI QENDROJME ENDE
15:20 Grevisti Besim Valteri thotë: “Mbrëmë policia na hoqi dhe mjetet e fundit për të jetuar. Kishim vetëm çaj, sheqer kripë. Ata habiten si ka mundësi që ne vazhdojmë të qëndrojmë. Dhe paketat i kontrollojnë me imtësi. Ata tremben. Deri sa të kemi një grimë jetë e të na plotësohen kërkesat tona legjitime ne do të rrimë këtu”.
FATMIR LAMAJ KOORDINATOR I RI I GREVES
Ora 11: 26 Fatmir Lamaj do të jetë koordinatori i ri i grevës. Ai thotë se gjëndja shëndetësore mbetet e rëndë dhe i bën apel mjekëve të respektojnë betimin e Hipokratit. “Gjëndja e grevistëve është shumë shumë e rëndë. Si mund të jetë gjëndja e një 81- vjeçari kur i mungon mundësia e marrjes së ilaçeve dhe u hiqet kafeja, sheqeri, lëngjet dhe u lihet vetëm uji. Mjekët të respektojnë sa më shumë betimin e Hipokratit dhe të deklarojnë se këta njerëz janë në gjendje të rëndë. Unë do bëj cështje e mundur të marr kontakte me ta, por nuk e di nëse do të më lërë policia. Një mur Berlini u ngrit në Tiranë në një krah janë grevistët dhe forcat e policisë në krah tjetër.
BESIM VALTERI: NE CADER SITUATA ESHTE SHUME E RENDE
Ora 10: 30 Besim Valteri, njëri prej 7 grevistëve që vazhdojnë grevë thotë se situata në çadrën e vendosur tek “Komuna e Parisit” është shumë e rëndë “Situata është shumë e rëndë. Lavdosh Beqo dhe Ramazan Spahiu janë shumë rëndë, dhe Agim Kollçaku, unë e Afrimi jemi pak më mirë”- thotë Valteri në një prononcim telefonik për Tv A1 Report. I pyetur se çfarë kishte ndodhur mbrëmë, Besim Valteri tha se “Mbrëmë pas orës 22:00 të darkës u futën 3 civila dhe vendosën të heqin çajin trisolin e sheqerin mjete jetike, pas 29 ditësh. Ata janë tepër jetike për ne. Ata mund të na çojnë dhe me barrela, nëse nuk merr një sheqer me ujë apo caj ne nuk jemi më njerëz. Ai do që ne të mos vlejmë më, edhe nëse dalim.
Valteri e cilëson si presion i qeverisë, përballë qëndresës së tyre. “Po kontrollojnë për të parë si ka mundësi që ne vazhdojmë të qëndrojmë. Mbrëmë erdhi një zv drejtor I policisë. U kontrollua imtësisht çdo gjë në çadrër. Berisha po thotë si ka mundësi që ata vazhdojnë ende grevën. Na hoqën elementet jetike. Na kanë marrë sheqerin, ujin, çajin. Berisha po ia arrin qëllimit. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë.Ai do që edhe kur të ulet në dialog me ne apo dhe kur të dalim të mos vlejmë më si njerëz.”
KETI BAZHDARI : BERISHA SI ENVER HOXHA, NUK DO INDIVIDIN
Kryetarja e grupit të punës së të përndjekurve në PS Keti Bazhdari ishte sot në mëngjes në çadrën e grevistëve. Ajo e cilësoi të turpshme veprimin e policisë për heqjen e sheqerit dhe të lëngjeve dhe akuzoi kryeministrin Berisha se po vepron si Enver Hoxha dhe po kërkon kolapsin e grevës.
“Është e turpshme të shohësh si policia ndërhyn e i bën presion të jashtëzakonshëm mjekëve që nuk na kanë dhënë asnjë prononcim. Gjëndja e grevistëve është tepër e rënduar dhe mjekët duhej të ishin këtu dhe çdo orë duhej të jepnin informacion mbi gjëndjen shëndetësore të tyre. Berisha nuk po drejton një shtet të së drejtës por regjim. Më kujton Enver Hoxhën pasi menjëherë pasi Riker tha deklaratën Berisha pas tre orëve bëri të kundërtën dhe urdhëroi të heqin dhe sheqerin e trisolin të cilat ai si doktor e di mirë se sa janë të rëndësishëm për këta njerëz që janë 29 ditë pa bukë. Ne e kuptojmë që ai do kolapsimin e tyre, dhe të mbylli grevën.
Por nëse nuk i jepen elektrolitet dhe sheqerin do i shkatërrohen të gjitha organet qeveritare, por Berisha nuk pyet për individin. Ai me cdo kusht do të jetë si Enver Hoxha. Më kujtohet një shprehje “Në gojë të ujkut hedhim valle. Berisha po i kundërvihet ambasadave dhe trupave diplomatike”
AVOKATI I POPULLIT: PO U HIQEN ELEMENTET JETIKE
Ora 10: 09 “Mbrëmë në orët e vona të natës kanë hyrë dy persona civilë të prezantuar si policë dhe u ka hequr çajin, trisolin, dhe sheqerin, Avokati i Popullit është shprehur se lëngjet, komunikimi me mediat dhe e drejta e fjalës nuk duhet penguar. I bëj thirrje policisë të lejojnë futjen e lëngjeve brenda. Policia e të giithë ne duhet të shqetësohemi për jetën e tyre dhe jo si po mbijetojnë ata. Kam informacion se u është ndaluar edhe serumi”-tha sot Sotiraq Nushi, përfaqësues i Avokatit të Popullit.
FATMIR LAMAJ: BERISHA PO BEN PRESION
Ora 09: 30 Ish të burgosurit politik e quajnë si presion që po bën qeveria në momentin kur ndërkombëtarët apo institucione të tjera përkrahin grevën.“Rasti i mbrëmshëm është në vazhdën e reagimit negative që i bën jehona e grevës. Sa herë që jepet sinjal pozitiv për mbështetjen e ndërkombëtare apo të presidentit, policia ndërhyn dhe heq çajin, sheqerin e kafen, elementë të domosdoshëm për zhvillimin e grevës . Qëllimi është të shuajë grevën, por ai nuk do të arrijë. Në vend që të hyjë në dialog, hedh hapa çnjerëzore, dhe atë mundësi ua heq:L Ose të vdesin sa më shpejt ose do dalin nga greva. Nëse do kufoma, ja ku i ka t’i marrë, nëse do të gjejë pak arsye aty ku i ka mbetur le të ulet me ta dhe të bisedojë. Ata ia kanë kërkuar. Ndërkohë që Berishës i mungon dëshira. Ne sado të zhgënjyer kemi rendur pas tij e kemi ricikluar në pushtet. Se harroj në 1997-tën qe mbështetja jonë që e ricikluan në pushtet”- tha ish I burgosuri politik Fatmir Lamaj në një prononcim televiziv, sot në mëngjes. Tre ditë më parë ai u detyrua të shkonte në spital për shkak të gjëndje së rënduar shëndetësore dhe më pas policia nuk e lejoi të kthehej më në çadrën e grevës.
TUFA: POLICIA VEPROI SI KACAKË
Ora 07:00 Në një deklaratë për shtyp të orës 22:00 mbrëmjen e së premtes (19 tetor) koordinatori i grevës deklaroi se policia kishte htrë në çadra, ka bërë kontroll dhe ka hequr sheqerin, çajin. “U njoftuam nga brenda cadrës se policia ka hyrë brenda çadrës ka bërë kontroll, ka nxjerrë çajin,gjëra të tjera dhe sheqerin. Veprimi i tanishëm i policisë është jo i rregullt dhe kërkojmë që Avokati i Popullit të vijë menjëherë këtu shpresojmë që këto veprime të jenë individësh por shpreh keqardhje që politika shqiptare edhe pse udhëzohet për të zgjidhur këtë problem nga shtete të mëdha si Amerika dhe të tjera vazhdon të veprojë me kokëfortësi. Ne përsëri iu bëjmë thirrje që të ulemi të bisedojmë dhe largoni këto veprime që s’janë të denja as për ne as për shtetin shqiptar. Nuk është mirë që të veprohet natën si kaçakë me këta grevistë që janë gjysëm të vdekur. Nuk është e mirë dhe në dinjitetin e shtetit që të veprohet me grevistët e urisë në këtë mënyrë që po presin në heshtje zgjidhjen në mënyrë dialogu. Ne kërkojmë të vijë sa më parë Avokati i popullit sepse ne jemi të shqetësuar. Shpresojmë edhe një herë që këto të jenë veprime individësh dhe jo shtetëror.”- tha Tufa.
/Shqiptarja.com

VIDEO - Grevisti: Tre prej nesh janë në gjëndje shumë të rëndë