Mësuesit e shkollave parauniversitare do të protestojnë në 20 prill për 1 orë. Greva është lajmëruar nga sindikata e arsimit të cilat i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të nënshkruajë kontratën kolektive me mësuesit.
Sindikatat i kanë lënë afat MAS-it deri në 30 prill në të kundërt do të kalojnë në grevë paafat. “Do të bisedojmë në 30 prill me Ministrinë e Arsimit për kontratën kolektive. Në 20 prill do të zhvillojmë një grevë 1 orëshe dhe nëse deri në 30 prill nuk nënshkruhet kontrata kolektive e punës, atëherë do të kalojmë në grevë paafat”, - tha në një konferenc për mediat Xhafer Dobrusha, kreu i sindikatës së arsimit.
Sipas të dhënave të sindikatave janë rreth 38 mijë mësues që punojnë pa një kontratë kolektiveme Ministrinë e Arsimit.
MAS
Nga ana e saj Minisistria e Arsimit sqaron se mos nënshkrimi i kontratës kolektive ka ardhur për shkak se kërkesat e sindikatave të arsimit nuk kanë qënë në formën e kërkuar në ligj. “Grupi i punës pasi vlerësoi treguesit e përfaqësueshmërisë (numrin e mësuesve të anëtarësuar në sindikatë) të paraqitur nga subjektet e interesuara, bashkëlidhur kërkesave për fillimin e bisedimeve, konstatoi se treguesit e përfaqësueshmërisë të të dy subjekteve që kanë kërkuar të nënshkruajnë Kontratën Kolektive të Punës me MAS, nuk paraqiteshin në formën e kërkuar në ligj.
Grupi i punës i mbledhur në datë 19.03.2015, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga subjektet e interesuara.
Të dy dokumentet e dorëzuara nga subjektet, paraqiten në formën e deklarimit të njëanshëm të palëve, të cilat deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre përpara noterit numrin e anëtarëve të organizatës, duke mos rezultuar kështu asnjë vërtetim i hartuar dhe vërtetuar nga noteri sipas kërkesave të ligjit”, - thuhet në një njoftim të MAS.
Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)