Aeroporti i Tiranës ndërpreu fluturimet me aeroportet italiane për shkak të një greve të personelit të trafikut ajror në Itali. TIA njofton të gjithë pasagjerët që fluturimet do të vijojnë normalisht nga ora 15:00.
Të gjithë pasagjerët që kanë fluturime drejt Italisë, TIA i njofton që të komunikojnë me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport.
Ndonëse u ndaluan fluturimet në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës, ikje dhe ardhje për në kryeqytetin tonë, TIA bëri përjashtime për fluturimet e ambulancës, ato të kërkim-shpëtimit dhe për ndihma humanitare.
Aeroporti ndërkombëtar i Nënë Terezës njofton qytetarët se fluturimet me aeroportet Italiane do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme.
"TIA njofton se fluturimet nga aeroportet Italiane dhe drejt tyre do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme. Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të Italisë të komunikojnë
paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport", njofton TIA.