"Prej të hënës Prefektura vihet në dispozicion të KESH-it dhe 333 milionët që janë borxh nga vendimi i qeverisë 842 do të jepen deri ne 1.
Madje për ata që s’kanë detyrime për energjinë elektrike do të korrigjohen gjithçka që është bërë me rastin që i janë barazuar dhe borxhet se ka pretendime se mund të jenë bërë gabime.
Kemi kërkuar ti zbriten dhe interesat, kamatat që janë mbajtur. Në të njëjtën kohë rreth 5 mijë e ca familjeve që nuk kanë detyrime për energji elektrike do ti paguajmë edhe interesa sikur të kishin pasur bono thesari në banke qysh ditën që ka dalë vendimi.
Janë bërë dy vlerësime, një e bimëve dekorative bashkë me bizneset. 1 miliard e 200 milionë lekë dikujt si ka pëlqyer, ka qenë kryeministër. Ti kishte thënë vlerësoni edhe njëherë kontrolloni bëni një të re" deklaroi ai.
Vendimi i Prefekturës vjen pas protestës dhe gresvës së banorëve, pasi nuk kishin marrë paratë e dëmshpërblimeve nga përmbytjet.
dy.b/shqiptarja.com