Reagimeve ndaj indiferentizmit të qeverisë në lidhje me grevën e urisë së ish të përndjekurve politik dhe mungesës së dialogut me ta, i është shtuar edhe ai i dy figurave të tjera te njohura. Ish i burgosuri politik, Fatos Lubonja dhe ish studenti i lëvizjes së dhjetorit, Shinasi Rama shprehen se grevistët kanë të drejtat e tyre të cilat duhet të dëgjohen e të diskutohen në dialog mes palëve.
FATOS LUBONJA: QEVERIA TE NEGOCIOJE, SHIFRAT S’JANE DRAMATIKE
Në një intervistë nga çadra e grevës për Tv A1 Report, publicisti i njohur dhe njëherësh ish i burgosur politik, Fatos Lubonja u shpreh se grevës i duhet dhënë zgjidhje, pasi vazhdimësia e saj në një gjendje të rënduar, sipas tij duhet të përfundojë. Sipas Lubonjës greva e tyre është sfidë për shoqërinë e mbi të gjitha për politikën në gjetjen e një zgjidhjeje dhe dhënies fund të gjuhës së urrejtjes nga ana e qeverisë dhe diskriminimit ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Lubonja thotë se negocimi i qeverisë me ish të burgosurit politik është mëse i mundshëm, pasi “kanë mbetur afërsisht 2 500 të burgosur politik, që është një shifër e vogël, në një negocim të mundshëm më minimalja është që të kenë të paktën një pension mujor thjesht për të mbijetuar. Dhe të mendosh se sa zyrtarë hanë lekë qyl, është gjynah t’i lësh këta të burgosur në këtë gjendje e mos t’i sigurosh një pension të tillë. E dyta është, të vihet në zbatim ligji i cili është vonuar, të ketë një angazhim nga të gjitha krahët e politikës jo vetëm nga Partia Demokratike, shifra nuk është aq dramatike sa ata e shprehin.”, tha Lubonja.

(Fatos Lubonja)
Për ish të burgosurin politik zgjidhja mes palëve nuk vjen, pasi politika harron kauzën reale duke krijuar armiq. “Është një kulturë e shëmtuar politike që nuk ka lidhje me zgjidhjen, ata merren me njëri -tjetrin duke krijuar një armik, e i harrojnë grevistët.”, përfundoi për Tv A1 Report Fatos Lubonja.
Publicisti i njohur, dhe njëherësh ish i burgosur politik, Fatos Lubonja, vizitoi sot çadrat e grevistëve për tu njohur me gjendjen e tyre e për të mësuar më shumë rreth ecurisë së saj.
SHINASI RAMA NGA SHBA: DESHTIMI I TRANZICIONIT
Ish studenti i lëvizjes së dhjetorit, Shinasi Rama ka komentuar gjatë një tubimi në Nju Jork grevën e urisë së ish të burgosurve politikë. Gjatë një interviste për televizion lokal në gjuhën shqipe në Nju Jork, Alblife Shinasi Rama ka deklaruar se grevistët po kërkojnë një të drejtë ekonomie dhe se Grupi i sundimtarëve të Tiranës është i kriminalizuar.

(Shinasi Rama)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com