TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha, ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, ministrit të Financave Ridvan Bode, ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera, ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo, në lidhje me kërkesat e parashtruara nga ish të dënuarit politikë, pjesëmarrës në grevën e urisë, përmes së cilës shkruan se qeveria duhet të ulet në dialog me ta.
Sipas Avokatit të Popullit kërkesat e tyre duhet të merren në konsideratë e për këtë qeveria duhet të nisë dialogun me ish të përndjekurit politik .
“Gjykojmë se kërkesat e paraqitura nga ana e grevistëve të urisë, duhet të merren në konsideratë për trajtim nga ana e Qeverisë dhe më specifikisht nga ana e institucionit që Ju drejtoni, për vet rolin dhe rëndësinë që ligji ju njeh në këtë drejtim. Po kështu, do të ishte e përshtatshme ngritja e një grupi pune ndër dikasterial për evidentimin dhe trajtimin e kësaj problematike, nisur edhe nga larmia e kërkesave të tyre. Sugjerojmë se dialogu gjithëpërfshirës dhe negociatat janë të domosdoshme për gjetjen e ekuilibrit të duhur midis kërkesave të këtij grupimi social dhe mundësive reale për zgjidhjen e tyre.”, lexohet në letrën e Totozanit.
Totozani shkruan gjithashtu se trajtimi i kauzës së ish të burgosurve politik duhet të bëhet “pa paragjykime dhe me gjakftohtësi në trajtimin e kërkesave të tyre. Çka do të qetësonte këtë situatë do të jepte edhe një shembull pozitiv të menaxhimit me një frymë civile të rasteve të tilla”.
JA KERKESAT E PLOTA TE ISH TE PERNDJEKURVE
E para në grupin e kërkesave është zhdëmtimi i plotë dhe i menjëhershëm i të burgosurve politikë në shumën e llogaritur paraprakisht, sipas ligjit. Lidhur me këtë kërkesë, në letrën e institucionit të AP shkruhet:
1. Për kërkesën e parë: Të zhdëmtohen totalisht të burgosurit politikë në shumën e llogaritur paraprakisht në mënyrë të menjëhershme, duke shtuar në vlerën nominale të llogaritur indeksin e inflacionit (30%), përgjatë viteve 2007-2012.
Baza ligjore që rregullon specifikisht masën financiare dhe modalitetet kohore të shpërndarjes së vlerës nominale të llogaritur, i referohet nenit 12, të Ligjit 9831 dt. 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të denuarve politikë të regjimit komunist”, i ndryshuar, si dhe V.K.M. 1147 datë 25.11.2009 “Për miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish të dënuarit politikë të rregjimit komunist”.
Në nenin 12, të ligjit të sipërcituar, përcaktohet shprehimisht se:
“Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1.000.000(njëmilion)lekë.
I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë.
Asnjë ish i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi.”
Në Ligjin 10111, datë 02.04.2009 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.9831 datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist””, përkatësisht në nenin 6, parashikohet një shtesë në nenin 12, të Ligjit nr.9831 datë 12.11.2007, si më poshtë vijon:
”Përjashtimisht nga rregullat e përcaktuara në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni, ish-të dënuarit politikë të mbetur gjallë me moshë mbi 85 vjeç, i shpërndahet dëmshpërblimi në dy këste.”
Pra, legjislacioni aktual parashikon për kategorite e të dënuarve politikë, që nuk kanë mbushur moshën 85 vjeç, këste prej jo më shumë se 100.000 mijë lekë për çdo buxhet të vitit kalendarik, e që do të thotë se një shpërblim prej 1 milion lekë do të mund të shpërndahet në 10 vjet.
Në këtë rast duhet theksuar se, të njëjtat modalitete dhe procedura sa i përket shpërndarjes së fondit financiar, parashikohen të ndiqen dhe në nenin 13, të projektligjit “Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë të regjimit komunist”, projektligj i cili aktualisht është në procedurë shqyrtimi e miratimi në Kuvendin e Shqipërisë. Në nenin 13 të këtij projektligji, “Kriteret për shpërndarjen e fondit”, përcaktohet se:
”Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 lekë.
I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish të dënuarit/ familjarët e viktimave, me kusht që në çdo rast pjesa takuese, që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 lekë.
Asnjë ish i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi”.
Në këto kushte, nëse do t’í referohemi përmbajtjes së kërkesës së parë të parashtruar nga ana e grevistëve të urisë, konstatohet se plotësimi i saj kërkon domosdoshmërisht ndryshimin e nenit 12, të Ligjit 9831 datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të denuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar. Për rrjedhojë, ndryshim duhet të pësojë edhe neni 13, i projektligjit “Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë të regjimit komunist”, tashmë i paraqitur në Kuvend. Ndyshimi kërkon parashikimin shprehimisht të kalimit në vlerë nominale të të gjithë shumës së akorduar në favor të individëve përkatës ish të dënuar politik dhe pagesën e saj të menjëhershme, (këtu kuptuar brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme të kësaj vlere).Veç kësaj, ky ndryshim kërkon edhe parashikimin e shtimit mbi vlerën nominale të përcaktuar për çdo ish të dënuar politik edhe të një vlere tjetër prej 30 % të saj, që do të justifikohet sipas kërkesës, me inflacionin për një periudhe kohore të dhënë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com