TIRANE - Greva e ish të burgosurve politik hyn sot në ditën e 25-të të saj. Gjendja shëndetësore e ish të burgosurve politik sa vjen e rëndohet jo vetëm prej mungesës së ushqimit por edhe si pasojë e kushteve të këqija ku ajo po zhvillohet në një çadër të hapur në lagjen "Komuna e Parisit" ku shiu i rënë edhe gjatë mbrëmjes ka shkatërruar gjithçka, dyshekët ku ata flenë si dhe ilaçet e tyre. Grevistët janë tepër të indinjuar, ndaj qëndrimit të kryeministrit Berisha, i cili dje me një gjuhë të ashpër e aspak etike sulmoi grevistët e koordinatorët e saj, duke i etiketuar bixhozxhinjë, pijanecë, bosë bordellosh. Kreu i shoqatës së ish të burgosurve politik, njëherësh koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa tha pasditen e sotme për emisionin URBANIKA në Tv A1 Report, se Kryeministri po hedh akuza pa të drejtë dhe po fyen me gjuhën e një rrugaçi. Tufa e ka cilësuar Sali Berishën diktator i cili sipas tij duhet të persekutohet.
Mjeku i grevistëve deklaroi sot se: “Gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar. Kanë mungesë të lëngjeve. I kërkuam t'i çojmë në spital, por ata refuzojnë". Grevistët thonë se "Berisha mbetet pjellë e komunizmit" dhe nuk kanë më kontakte as me ambasadorin e as Presidentin.
TUFA: BERISHA PO NA AKUZON PA TE DREJTE, TE PERSEKUTOHET
Ora 16: 38 Në ditën e 25 të grevës së urisë së ish të burgosurve politik, të cilët janë stacionuar në çadra të hapura pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë, koordinatori i kësaj greve dhe njëherësh kryetar i shoqatës së ish të përndjekurve politik, Skënder Tufa në një lidhje direkte me emisionin “URBANIKA” në TV A1 Report, tha se kryeministri Berisha po i fyen e akuzon pa të drejtë. Tufa tha se “fushata denigruese e Sali Berishës”, filloi pasi ish të burgosurit ngritën krye për të kërkuar të drejtat e tyre në lidhje me dëmshpërblimin e viteve të burgut në kohën e regjimit komunist, dhe pas deklaratës që sipas tij, Tufa i kërkoi Berishës të largohej nga pushteti se në të kundërt do e pësojë si Gadafi. “Sa u ngritën ish të përndjekurit, ata filluan fushatën denigruese të cilat kanë prekur familjet tona. Ç’faj kanë fëmijët tanë të dëgjojnë fyerjet e një rrugaçi. Ne jemi akuzuar me vepra të pabaza. Unë jam akuzuar për prostitucion. Sa deklarova se ti duhet të largohesh dhe se do e pësosh si Gadafi, ti më akuzove”, tha Tufa.
Skënder Tufa e ka akuzuar kryeministrin e vendit për një sërë krimesh. “Ti je për një persekutim të mirëfilltë të një diktatori që bën shumë krime. Ti mendon se je fshehur por dukesh si struci që ke futur kokën por trupi të nga mbetur jashtë. Ne presim të kemi një përgjigje, por këto fyerje janë përgjigjet e tyre”, u shpreh Skënder Tufa për emisionin “URBANIKA” në TV A1 Report.
GREVISTI FATMIR LAMAJl BERISHA E HALIMI PO TALLEN ME NE
Grevisti Fatmir Lamaj thotë se Berisha e ministri i Drejtësisë Eduard Halimi po tallen. "Halimi gënjen me deklaratat e tij. Unë nuk kam pasur asnjë pronë në Sarandë. Prona ka Halimi me shokët e tij”, tha ish i burgosuri politik Fatmir Lamaj.
ISH TE PERNDJEKURIT NE KORCE: GREVA ESHTE POLITIKE
Ish të përndjekurit e qytetit të Korçës nëpërmjet një njoftimi për shtyp, e cilësojnë grevën në Tiranë politike dhe të organizuar nga PS. "Greva është politike, e organizuar nga PS. Kemi marrë dy këste, presim dy këste të tjera. Vetëm qeveria demokratike mund të na japë dëmdhpërblimet. PS ishte 8 vjet në qeveri e nuk bëri asgjë. Greva është politike për të dëmtuar statusin por s'ka rezultat"-deklarojnë të përndjekurit politik të Korçës nëpërmjet një njoftimi për shtyp të publikuar sot paradite.
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Patrioti: Do ketë greva të tjera