Grevistit i refuzohet kërkesa për lirim, qytetarët në Athinë ngrihen në protesta! Përplasje të dhunshme me policinë, shkatërrohen disa dyqane

Grevistit i refuzohet kërkesa për lirim, qytetarët në Athinë ngrihen në protesta! Përplasje të dhunshme me policinë, shkatërrohen disa dyqane

Incidente të rënda kanë ndodhur pasditen e së enjtes në qendër të Athinës, ku rreth 300 persona u mblodhën për të zhvilluar  protestën në sheshin “Sintagma”, për Yannis Michaelidis, i njohur si “Shigjeta”, pasi tij iu refuzua kërkesa për lirim. Kjo zemëroi avokatët e tij, të cilët kanë njoftuar se po padisin Këshillin e Apelit të Lamisë, pasi e konsiderojnë vendimin të padrejtë, për shkak të shëndetit të klientit të tyre që ndodhet në grevë urie.

Pas 67 ditësh grevë urie, shëndeti i 34-vjeçarit , të burgosur, Yannis Michaelidisr tashmë është në rrezik serioz. Ai ka humbur mbi 25% të peshës trupore, dëmtimi i organeve të tij vitale tashmë ka filluar javën e fundit dhe ai mund të përfundojë në koma hipoglikemike në çdo moment. Mjekja e tij dhe drejtoresha e EKAV-ESY, Pantelia Vergopoulou, paralajmëroi mëngjesin e së enjtes se gjendja e shëndetit të grevistës së urisë ishte përkeqësuar me shpejtësi në 24 orët e fundit.

Protesta e ditës së sotme u shoqërua me përplasje me policinë, ku u përdorën kimikate dhe u shkatërruan dhe disa dyqane të cilat ndodheshin afër. Gjithçka nisi kur një grup personash nisën të gjuanin sende drejt forcave të MAT-it, më pas policia u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës dhe granata trullosëse. Sipas denoncimeve të bëra në mediat greke disa protestues kanë hyrë me shkop në një dyqan të njohur dhe kanë thyer xhamat, pas kësaj ngjarje 13 persona ranë në pranga.

 

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn