Grida Duma ngatërron Bajramin e Madh me Kurban Bajramin, nxiton të fshijë gafën, por komentuesve s’iu shpëton: Paske pi içik o jetë

Grida Duma ngatërron Bajramin e Madh me Kurban Bajramin, nxiton të fshijë gafën, por komentuesve s’iu shpëton: Paske pi içik o jetë

Grida Duma

TIRANË- “Bajrami i madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore”...kështu e nis urimin e saj deputetja e PD-së, Grida Duma.

Në pamje të parë duket një urim krejtësisht normal, por është bërë në kohën e gabuar. Sot festohet Kurban Bajrami, ose siç njihet ndryshe Bajrami i vogël.

Këtë gafë, Duma ka nxituar dhe e ka rregulluar, duke ndryshues statusin, që duket si i marrë copy-paste nga urimet e viteve të kaluara, mirëpo kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga komentuesit.

1626778448_grida.jpg

Statusi i Grida Dumës, që e fshiu më pas

Ato kanë komentuar me ironi këtë gafë të bërë nga demokratja. 

“Paske pi çik o jetë,  Kurban Bajrami”

“Shyqyr që t'duket i madh dhe kur është i vogli, bajram"

“Është kurban Bajromi oj Grifsh hahaha”

“O pjeshke Kurban Bajrami jo Bajrami madh”, janë disa nga komentet që kanë mbërritur në statusin e Dumës.

Komentet në statusin e Grida Dumës 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/07/2021 00:25

    E keni ngacmuar kot.Nuk e di cfare besimi ndjek,apo nese beson apo jo,por nuk duhet penalizuar per kete.Per mua, Bajrami eshte njelloj,pasi nuk jam muslimane,por kam degjuar qe me pare quheshin Kurban Sheqer dhe Kurban Bajram.Gjithashtu kam degjuar qe dikur Krishtlindjet dhe Pashket,ndonjehere i quanin me te njejten emer :perkatesisht Pashket e Vogla dhe Pashket e Medha.Per mendimin tim,uro shkurt :Gezuar Bajramin,ose festen dhe je O.K me te gjithe.

    Përgjigju
  • Bota: 20/07/2021 19:07

    Po pse mos ka bo grida noj shkolle per hoxhanice kshu qe dije adetet e arabeve

    Përgjigju
    • Kaurri: 21/07/2021 13:37

      O Kaurro po pashket cfare tradite jane?!

  • Tirona: 20/07/2021 12:57

    Çfare te besh,e do te madh Baromin Grida,ha sot kete te voglin o jete,sa te vije ai i modhi.Gezuar Grida,intelekti lagjes,kurban Bajromin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës