Griezmann mund t’i jap lamtumirën
Atletico Madrid, gati oferta angleze

Griezmann mund t’i jap lamtumirën<br />Atletico Madrid, gati oferta angleze
Antonio Griezmann gjatë dritares së merkatos të verës mund t’i jap lamtumirën La Ligës dhe skuadrës së tij aktuale, Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të mediave sportive për lojtarin ka shfaqur interes Manchester United, madje shtojnë se tashmë marrëveshja është arritur në “princip” dhe Griezmann është gati të lërë Atletico-n për një pagesë prej 15 milion paund në vit.

Nga ana tjetër, përpara se United të përgatisë bluzën me numrin 7 e cila të mbajë emrin e Greizmann, do t’i duhet të paguaj klauzolën e prishjes së kontratës aktuale të lojtarit, e cila mban shifrën prej 85 milion paundsh.

Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” e kanë quajtur marrëveshjen që raportohet në media, thjesht një thashetheme më shumë dhe kanë mohuar që të kenë arritur një marrëveshje për marrjen e shërbimeve të francezit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos