Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me klubin kryeqytetas.

Gazeta spanjolle Marca, raporton se francezi Griezman ka bërë rinovim kontrate me Atleticon dhe do të luajë aty deri në vitin 2022.

Emir i 24 vjeçarit francez ka qënë lakuar gjatë kësaj merkatoje pasi u spekullua se ai ishte i lidhur me një lëvizje tek Manchester United.

Duket se sulmuesi 24 vjeçar do e mbyllë karrierën e tij me skuadrën kryqytetase, pasi në mbyllje të kontratës ai do të jetë në moshë 30-vjeçare.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com