Grilat e dritaret lëviznin vazhdimisht, policët zbulojnë se ishte 'shtëpi bari'në Angli! Dënohet me burg 20-vjeçari shqiptar: Familja mblodhi para për trafikantët

Grilat e dritaret lëviznin vazhdimisht, policët zbulojnë se ishte 'shtëpi bari'në Angli! Dënohet me burg 20-vjeçari shqiptar: Familja mblodhi para për trafikantët

Ronaldo Tafa dhe zona ku u gjet ferma e kanabisit

BRITANI E MADHE- Një shtëpi me kanabis prej vlerë prej 92 mijë paundësh u bastis nga policia pasi një oficer vuri re se grilat e dritareve të pronës po lëviznin vazhdimisht, ndërsa për këtë është arrestuar një 20-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ronaldo Tafa, i cili rezultonte se nuk ka pasur më parë precedentë penal,raportojnë mediat britanike.

"Gjurmët e gishtave të tij u gjetën në pajisjet e përdorura  për të ndihmuar në rritjen e të korrave", tha prokurorja Chloe Hudson në Gjykatën e Kurorës së Leeds. 20-vjeçari  pranoi krimin nëpërmjet lidhjes video nga HMP Doncaster ku mbahej në paraburgim.

Tafa ishte larguar nga vendi i tij një vit më parë dhe kishte jetuar në Francë përpara se të dërgohej ilegalisht në Angli.

Ai tha se familja e tij kishte mbledhur para për të paguar trafikantët, ai u dërgua në shtëpinë në Leeds dhe iu tregua se si të kujdesej për prodhimin e kanabisit. 20-vjeçari tha se nuk kishte marrë asnjë pagesë, por priste t'i merte disa para disa ditë më vonë. Gjykatësi e dënoi ​​të riun shqiptar me 26 muaj burg.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale