Në fund të vitit 2016 në disa vende të Ballkanit u konstatua gripi i shpendëve, jo varianti që përcillet tek njeriu por ai që mbartet prej shpendëve dhe që i infekton ata. Për këtë arsye më 6 janar, ministri i Bujqësisë nxori këtë urdhër.

Urdhri mban datën 6 janar, dhe numrin 671. Ky urdhër është për masat mbrojtëse të influencës havjare, H5N8. Neni i parë i urdhrit ndalon importin dhe kalimin tranzit nga Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi të shpendëve të gjallë, të zogjve 24 orësh, etj.

Kjo është faqja në Facebook, e një furnizuesi me produkte të ndryshme për fermat. Me datën 26 janar, vetëm 20 ditë pas urdhrit të ministrit për ndalimin e tranzit të zogjëve 24 orësh nga Mali i Zi, një kamion me 66 300 krekë ka hyrë nga Hani i Hotit. Ja se çfarë ka postuar kompania.
 
‘’Mbërritën zogjtë për pularinë nga Austria Lohmannn LSL. Kompania furnizuese Schropper prej 10 vitesh e pranishme në tregun tonë’’
 
Sipas inofmracioneve tona, kamioni ka kaluar nga dogana e Hanit të Hotit.

Meqë neni 3 i urdhrit të ministrit ngarkon autoritetin kombëtar të ushqimit të informojë çdo 24 orë Drejtorinë e Shërbimit Veterinar për të gjitha ngarkesat me shpendë të gjalla, ne shkuam tek ky autoritet për të marrë informacion nëse kanë hyrë në këto vende shpendët që ndalon urdhri.

Dhe nëse po ku. Shkuam te AKU, dhe pyetjet që ne i drejtojmë janë.
 
1-A kanë hyrë ngarkesa me shpendë nga Mali i Zi drejt Shqipërisë gjatë kësaj periudhe?
2-Javën e kaluar rreth datave 23-26 janar, a ka ardhur për Pularinë në Koplik një sasi zogjsh pule nga dogana e Hanit të Hotit?
 
Ky intistitucion na ktheu inofmacion përmes adresës së emailit.
 
Po është e vërtetë që ngarkesa me zogj 20 orësh ka hyrë nga dogana e Hanit të Hotit, në kundërshtim me urdhrin e ministrit të Bujqësisë, për mbrojten nga gripi i shpendëve.
 
Në email thuhet ’’me datë 24/01/2017 ka kaluar tranzit një ngarkesë me zogj  24 orësh me origjinë nga Austria( SHROPPER-GLOGGNITZ). Kjo ngarkesë u njoftua 24 orë më parë në pikën kufitare me datë 23/012017, kohë e cila nuk mjaftoi për të refuzuar ngarkesën e zogjve në Austri nga ana e subjektit, pasi zogjtë ishin ngarkuar gjithsej 66 300 krerë. Këta zogj ishin për subjektin në Koplik të Malësisë së Madhe në një kamion të mbyllur hermetik për shkak të temperaturave që duan zogjtë gjatë gjithë udhëtimit 24 orësh me ushqimin dhe ujin e pijshëm. Por pavarësisht kësaj, AKU po ndjek ecurinë disiplinore për përgjegjësistë përkatëse''. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com