Shqipëria nuk blen më mish nga Brazili. Vendimi i hyrë në fuqi më 3 shtator, ndalon bërjen e porosive për import tek shteti që aktualisht është furnizuesi kryesor global me produkte mishi.

Ministria e Bujqësisë ka sqaruar se do të zbatojnë rregullat e BE-së, të cilat ndalojnë importet e mishit nga Brazili, për shkak të dështimit të ofrimit të garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve.

“Shqipëria ka ndjekur rekomandimin dhe rregulloren e re të Bashkimit Evropian në lidhje me pezullimin e importit të mishit të gjedhit dhe shpendëve nga shteti i Brazilit”, deklaroi Kika.

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Tana Kika, thotë për Report TV se ndalimi nuk prek ngarkesat e certifikuara përpara datës 3 shtator.

“Çdo ngarkesë e certifikuar përpara datës 3 shtator, pavarësisht kohës së mbërritjes në destinacion, është e lejuar të importohet dhe të futet në Republikën e Shqipërisë”, tha ajo.

Ministria e Bujqësisë paralajmëron kontrolle më të forta në pikat e inspektimit kufitar, për të mos lejuar që produktet e mishit nga Brazili të futen në vend.

“Mbas këtij pezullimi në pikat e inspektimit kufitar do të ushtrohen kontrolle edhe më rigoroze në lidhje me garantimin e vendor origjinës dhe në lidhje gjithashtu me garantimin e certifikatës veterinare e cila është unikale, pra njëherë përdoret për çdo ngarkesë, e cila daton përpara datës 3 shtator 2026”, thotë Kika.

Përballë rrezikut që konsumatorët shqiptar mund të përballen me çmime më të larta për shkak të boshllëkut që mund të krijohet në treg nga mungesa e mishit brazilian, ministria e Bujqësisë thotë se ka zgjedhur me prioritet sigurinë ushqimore.

“Brazili është një eksportues me potencial shumë të lartë në rang global por garantimi i sigurisë ushqimore mbrojtjes së konsumatorit është prioritet i Ministrisë së Bujqësisë, i qeverisë shqiptare. Në lidhje me rrezikun e shtrenjtimit apo mungesës në treg, do të kemi një zëvendësim gradual të produkteve të shtetit nga shteti i Brazil të tjera të tjera të treta të cilat plotësojnë garancitë e kërkesave të Komisionit Evropian”, thotë zëvendësministrja.

Në më shumë se 20 vite që vendi importon mish nga Brazili ka pasur disa raste të bllokimit të këtij produkti për shkak të prezencës së lartë me salmonelë, rasti i fundit ishte në 2025-ën.

“Mund të ketë pasur dhe situata të mosgarantimit të sigurisë ushqimore, por janë marrë të gjitha masat për moslejimin e futjes në Republikën e Shqipërisë”, thotë Kika.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti vendi ka importuar nga Brazili 7,991 tonë “Mish dhe të brendshmet të tij”, me vlerë 1.48 miliardë lekë ose afro 16 milionë euro. Brazili mbulon gati 35% të totalit të importeve që vendi bën për produktet e mishit.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22

    Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?