Sipas tij, Instituti Shëndetësor Publik ka dërguar vaksina në të gjitha rrethet dhe mund të kryhen falas nga të gjithë personat me risk, ndërsa personat e tjerë mund ta gjejnë atë në treg me një çmim të arritshëm.
Si paraqitet gjendja gripale?
Shqipëria ndodhet në stinën e gripit, e cila fillon në muajin tetor deri në muajin maj. Paraqet rritje në muajin dhjetor, por kjo është situatë e zakonshme për stinën. Shifrat janë të njëjta me vitin e kaluar. Piku i infeksionit dhe qarkullimi i gripit arrihet në fillim të muajit janar dhe muajin shkurt.
Ka rezultuar negative për virozat e gripit. Jemi në një aktivitet të ulët të virozëve të rajonit, ka një aktivitet të ulët të gripit. Mjeti kryesor parandalues është vaksinimi. Kryesisht duhen vaksinuar fëmijët, gratë shtatzëna, si dhe personat e moshës së tretë, mbi 65 vjeç, që vuajnë dhe nga një sëmundje tjetër. Këto janë grupet me risk që duhen vaksinuar patjetër. Nga ISHP janë shpërndarë vaksina në të gjitha rrethet, ku njerëzit me risk mund të kryejnë vaksinimin falas. Vaksina qarkullon në treg dhe është me çmimi të arritshëm. Asnjëherë nuk është vonë për vaksinimin, i cili duhet të kryhet para fillimit të stinës kur qarkullon gripi.
Cilat janë shenjat kryesore të gripit?
Shenjat kryesore janë temperatura e lartë, skuqje dhe lotim sysh, rrjedhje nga hundët, dhimbje koke dhe një këputje e përgjithshme. Gripi nuk duhet neglizhuar, që në shenjat e para duhet bërë ndërhyrje për ta parandaluar më tej.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











