Rezidenca e Nicolas Cage në Malibu, një pronë luksoze buzë detit, po fundoset në tokë.
Aty ku dikur ndodhej rruga që të çonte drejt shtëpisë, tanimë ndodhet një gropë e thellë. Në pjesën që të çon drejt garazhit, asfalti dhe betoni duket se janë çarë dhe shembur, duke marrë me vete edhe objekte të ndryshme, përfshirë një tualet portativ të kantierit të ndërtimit dhe ca pjesë gardhi. Në gropë shihen gjithashtu copa të mëdha betoni.
Aktori 62-vjeçar e bleu shtëpinë me sipërfaqe rreth 4.000 metra katrorë në vitin 2024, për 10.5 milionë dollarë.
Sipas mediave lokale, gropa gjigante që besohet se është shkaktuar nga “erozioni bregdetar”, ka përmasa rreth 9 me 9 metra. Punonjësit e kompanisë së gazit po punojnë për rikthimin e funksionimit të tubacionit kryesor të gazit.
Pavarësisht dëmeve të mëdha, nuk është urdhëruar evakuimi i banorëve dhe nuk janë raportuar as persona të lënduar. Në momentin kur u hao gropa, s’kishte njeri në rezidencë.
Rezidenca e madhe u ndërtua në vitet ’90 nga i ndjeri Jose Liberman, i kompanisë Liberman Broadcasting, dhe më në fund iu shit aktorit pas disa vitesh në pronësi të familjes Liberman.
Fatkeqësia ndodhi pas një dite me reshje të dendura shiu në zonën e Los Anxhelosit, ndërsa dallgë të fuqishme shkumonin në bregun e Kalifornisë Jugore pas uraganit Marie.











Komente
Komento