‘Grua ‘merimangë' dhe tmerrësisht e zgjuar’, mediat greke: Jeta e artistes shqiptare që u diplomua në Tiranë dhe plagosi mjekun grek për çështjen e kujdestarisë së vajzës

‘Grua ‘merimangë' dhe tmerrësisht e zgjuar’, mediat greke: Jeta e artistes shqiptare që u diplomua në Tiranë dhe plagosi mjekun grek për çështjen e kujdestarisë së vajzës

Klodian Celo

14 vite më parë, Klodiana Celo u njoh me mjekun grek, babain e vajzës së saj, në një restorant luksoz në Athinë. Mediat greke ‘Protothema’, shkruan se në atë kohë, mjeku po darkonte bashkë me disa kolegë dhe një grup avokatësh, të cilët flisnin me zë të ulët e po shijonin verën. Sot ai po lufton me jetën në spital, pasi u plagos nga ish-partnerja e tij për kujdestarinë e vajzës së tyre 13-vjeçare.

Ata që e njohin artisten 49-vjeçare, flasin për një grua ‘merimangë’, e bukur dhe tmerrësisht e zgjuar, e cila krijonte njohje mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze.

Mirëpo, siç pohojnë të njëjtët, “ajo kishte një të metë të madhe”. Ajo këmbngulte se kishte armiq kudo, dhe krijonte kërcënime që nuk ekzistonin. Këto fiksime e kanë dërguar atë dy herë një një spital psikiatrik. Çelo ka paditur dhjetëra njerëz, nga avokatët e saj, te nëna dhe motra e saj.

Klodiana Celo kishte pasur premisa për të qenë një artiste e madhe. Ajo ishte diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Emigroi drejt Greqisë në moshë të re, ku mori pjesë fillimisht në disa ekspozita pikture. Tashmë ajo kishte edhe pasaportë greke. Me një pamje mbresëlënëse dhe e mbështjellë nën petkun e artistes, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu arriti të njihej me okulistin grek Georgis Neos në fund të vitit 2007.

Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për gati 2 vite. Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje e cila disa vite më vonë pati fund dramatik. Pas e plagosi me armë zjarri ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën.Lindja e vajzës Melina, në vitin 2009, soli edhe krizën mes çiftit. Okulisti fillimisht nuk e vesoi se vajza ishte e tij dhe bëri testin e ADN-së.

Më vonë okulisti pranoi atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës, shuma deri në 4000 euro. Familja e tij dhe në veçanti gruaja e tij angleze me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar e pranuan situatën. Klodiana Celo fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte  nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato. Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çela humbi kujdestarinë e fëmijës.

Sipas ‘Protothema’ ajo kishte rrëmbyër vajzën të cilën e kishte fshehur në Kefaloni. Një vend i njohur për të, pasi një dekadë më parë kishte qenë e martuar me një marinar dhe i njihte mirë strehat. Megjithatë skenari i saj dështoi, pasi fëmija përfundoi në spitalin e Patrës nga tronditja që pësoi nga rrëmbimi. Pas disa vitesh përpjekje për të fituar kujdestarinë, shqiptarja kishte përfunduar edhe në spital psikiatrik. Pak ditë më parë ajo plagosi me 4 plumba mjekun grek, i cili ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ffh: 16/11/2021 14:48

    Si shume po mundohet i ashtu quajturi shtyp grek te krijoje nje lidhje midis bemes se Klodianes dhe shendetit mendor. Sa rrine greket dhe merren me krijimin e lidhjeve te paqena, pse nuk merren me shtjellimin e qasjes diskriminuese dhe keqtrajtuese te homogjeneve dhe minoritetit tane ne Greqi? Ky doktorri, nga profesioni, ka qasje ne ilace dhe mjekime te panevojshme dhe nuk duhet hedhur poshte pista e nje drogimi te mundshem te Klodianes nga doktorri, vetem dhe vetem per ta bere qe te duket me probleme te shendetit mendor, per shkak te femijes. Ja nje piste tjeter, nese ky palla i k. e paska verejtur qe Klodiana shikonka armiq gjithkund, pse fjeti me te? Minoriteti Shqiptar ne greqi nuk duhet lejuar qe te bjere pre e politikave diskriminuese dhe gjenocidiale greke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare