Gruaja e dhunuar në Vlorë, Policia: Kemi marrë kallëzim për fëmijët se u morën pa leje, jo për dhunë
Pas denoncimit të Report Tv ka reaguar Policia e Vlorës. Policia sqaron se kallëzimi i 30-vjeçares është marrë përsipër nga blutë e Komisariatit në Vlorë.
Foto ilustruese
Policia e Vlorës ka reaguar për rastin e denoncuar në Report Tv nga avokati Idajet Beqiri, se një grua 30-vjeçare me inicialet M.Sh., është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj.
Policia sqaron se 30-vjeçarja ka bërë kallëzim dhe ai i është marrë përsipër nga Policia e Shtetit.
Policia shton se kallëzimi i gruas nuk ka qenë për dhunë por për marrjen e fëmijëve pa leje.
Në njoftimin e bluve të Vlorës thuhet se:
Më datë 30.06.2018, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetësja M.Sh., 30 vjeçe e cila ka dhënë kallëzim ndaj ish-bashkëjetuesit të saj, pasi ky i fundit ka kryer veprime vetëgjyqësie duke i marrë fëmijët pa leje.
Specialistët përkatës të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë marrë kallëzimin e shtetases dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale konform rregullave dhe ligjit.
Në përfundim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ndaj shtetasit F.A., 44 vjeç, për veprën penale ''Vetëgjyqësia'', parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.
Avokati Idajet Beqiri ka denoncuar rastin drejtpërdrejt në një lidhje për Report Tv. Beqiri tha se gruaja dhunohet herë pas here nga bashkëshorti, ndërsa Policia nuk merr përsipër kallëzimin.
Report Tv publikoi më herët bisedën e gruas me Policinë, ku ajo akuzonte se nuk ishte marrë përsipër denoncimi i saj.
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
89%
-
Jo
6.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 491
Lajme të tjera
-
E rëndë në Fier, 33-vjeçarja plagos me thikë bashkëjetuesin
8 Mars, 12:52
-
Tentoi të futej në stadiumin 'Tomori' pa biletë, përgjegjësi bën për spital tifozin! Policia i procedon të dy
6 Mars, 13:08
-
Partizani - Tirana 'bllokon' kryeqytetin, policia: Tifozët do futen në stadium me mjet identifikues, rrugët që bllokohen
6 Mars, 09:32
-
Tiranë/ Vihen në pranga 9 persona për vepra të ndryshme penale
23 Shkurt, 11:35
-
Vlorë/ Kanosi me thikë gruan, vihet në pranga 36-vjeçari
11 Shkurt, 12:58
-
Kokainë, sherre dhe dhunë në familje, në pranga 10 persona në Tiranë
3 Shkurt, 15:00
-
Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 63-vjeçari në Durrës
23 Janar, 14:05
-
Korçë/ Vihen në pranga 2 persona, drejtuan automjetin në gjendje të dehur, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për dhunë dhe kanosje
20 Janar, 13:05
-
Njëri dhunoi fizikisht nënën dhe tjetri babanë, arrestohen 2 persona në Fier
20 Janar, 09:52
-
Dhunohej fizikisht nga bashkëshorti, ‘Google Translate’ ‘shpëton’ 28-vjeçaren shqiptare në Greqi
18 Janar, 12:08
-
Burri nga Prishtina njofton policinë: Më rrahu gruaja! Përfundon në spital
17 Janar, 10:11
-
Autoblind, patrullim dhe kontrolle gjatë mbrëmjes në fshatrat e ‘të fortëve’ në Krujë! Forca të shtuara policie (VIDEO)
8 Janar, 20:39