Ekskluzive/ Dalin bisedat, gruaja e dhunuar në Vlorë telefonoi policinë: S'më morën kallëzim, më mbyllin gojën!
Pas denoncimit të avokatit, Report Tv publikon bisedat telefonike të gruas me policinë. Ajo thotë se ndihet e kërcënuar nga njeriu me të cilin ka edhe fëmijë.
Një 31-vjeçare nga Vlora akuzon se është dhunuar sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj dhe për këtë gjykata i ka caktuar tri herë një urdhër mbrojtjeje.
Ky vendim është thyer dhe gruaja me iniciale M.Sh. thotë se ndihet e kërcënuar nga njeriu me të cilin ka edhe fëmijë. Me frikën se situata të rënda mund të përsëriten, e dhunuara i ka telefonuar policisë së Vlorës, ku kërkon edhe një takim me drejtorin.
Sapo isha në degë për një kallëzim për një shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe mua nuk më morën kallëzim. Nuk më kanë marrë kallëzim, dua të flas me drejtorin e policisë dhe kërkoj numrin e drejtorit të policisë. Si mund t’i mbyllni qytetarëve gojën, si mund ta luftojmë krimin duke mbyllur gojën. Nuk marrin kallëzim penal se janë të korruptuar, e kanë detyrë ligjore, jam paraqitur tek policia edhe nuk më kanë pranuar kallëzimin.
Gruaja e dhunuar
Rasti i saj u denoncua live ne Report Tv edhe nga avokati Idajet Beqiri, i cili shkoi edhe me tej, duke akuzuar policinë e qytetit bregdetar për neglizhim të këtij rasti.
Rastet e grave të dhunuara ndaj të cilave thyhet urdhri i mbrojtjes janë shtuar në Shqipëri, duke bërë që ngjarjet shpeshherë të përfundojnë me pasoja fatale. Ende nuk ka një reagim nga uniformat blu të Vlorës, të cilët duhet të kthejnë një përgjigje edhe për akuzat e avokatit Beqiri.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë, mbetet në radë
23 Dhjetor, 08:01
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
Kjo eshte motra e Fa-ikut qe di dhe kodin e Pr. Penale. Fa-ik edhe motra tjeter tu nda nga burri? Po paskeni qene rrace k****. !
PërgjigjuKesaj tetes dhe i ha dhe kruhet
Përgjigju