TIRANE - Bashkëshortja e Fatmir Haklajt, Anila Haklaj 38 vjeç ka denoncuar sot në policinë e Tiranës se ka gjetur një letër kërcënuese tek dera e saj në të cilën kishte edhe një fishek.
Anila Haklaj ka thënë se brenda letrës ishte një fishek kallashnikovi që është një mesazh i qartë i kërcënimit të saj dhe të familjes.
Haklaj ka deklaruar në polici në datën 10 maj të këtij viti.
Po ashtu në deklaratën e saj Anila Haklaj ka thënë se kërcënimi që i ka ardhur lidhet me emruin e burrit të saj Fatmir Haklaj i cili është i akuzuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Gruaja e Haklajt ka kërkuar që të ketë mbrojtje nga policia pasi sipas saj ky është një kërcënim mjaft serioz.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com