Gruaja: E kam burrin në çadër
Rama:O Zot ç'qenke,nga ti ka iku

Gruaja: E kam burrin në çadër<br />Rama:O Zot ç'qenke,nga ti ka iku
FINIQ-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte sot në Bashkinë e Finiqit për të shpërndarë leje legalizimi për minoritarët.
 
Ky aktivitet si gjithnjë është shoqëruar me batuta të shumta gjatë momentit që Rama u dorëzoi lejet banorëve.
 
Ndërsa thirri emrin e një gruaje për të tërhequr certifikatën e pronësisë ajo u shpreh se i shoqi është xheloz dhe i mori dokumentin nga dora kryeministrit.
  
Rama: Ty do ta japë Kostandina lejen.
 
Gruaja:
E kam dhe burrin xheloz.
 
Rama:
Po aq më mirë akoma, hajde jepi lejen. Prit mos ma merr nga dora, burri nuk paska faj ti qenke... O Zot. Ma mori nga dora
 
Gruaja:
Burrin e kam shumë të vështirë, e kam në çadër tani, turn i tretë.
 
Rama:
Rëndësi ka je ti këtu, burri le të rrijë atje. Ç’na duhet burri, ne të kemi ty. Ai nuk paska faj, ai ka vajt në çadër që të iki nga kjo, se mos ka vajt në çadër për Vangjelin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës