Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Durrës. Pas një konflikti me bashkëshorten një 35 vjeçar nga Durrësi i ka hedhur asaj ujë të nxehtë në trup.
Sipas burimeve sherri ka ndodhur sepse gruaja pretendonte se burri i harxhonte paratë pa kriter në një kohë kur s'mund ta përballonin.
Erion Bregasi i ka shkaktuar djegie në disa pjesë të trupit 32-vjeçares E.B.
Gruaja është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme është dërguar në shtëpi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com