KOSOVË- Zyrtarja për arsim në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Burbuqe Thaqi Matoshi, është filmuar duke kërcyer me shumë të madhe parash.
Në video ajo shihet e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Fatmir Matoshi i cili është ministër në detyrë i Mjedisit.
Televizioni KTV nuk ka mundur të vihet në kontakt me Thaqi Matoshin, por ministri në detyrë i Mjedisit ka thënë se paratë që shihen në këtë video janë personale.
Sipas mediave kosovare, Matoshi ka pranuar se videoja është bërë të enjten dhe ka thënë se ka qenë shaka ndërmjet miqve të tij.
Nëntorin e kaluar u bë lajm edhe një fotografi e cila shfaqte ministrin në detyrë të Tregtisë, Endrit Shala, në një diskotekë me një numër të madh pijesh para vetes.
Shala kishte thënë se fotografia ku shihet bashkë me djalin e Fatmir Limajt, Durim Limajn, është realizuar 4-5 vjet më herët.
Doi kthej se nuk ja beri aeroportin, nuk beri stadiumin,dhe BE nuk i hapi negociatat
Përgjigju