Jutta Bezenberg, ish-gruaja e shkrimtarit Ardian Klosi që vari veten pak kohë më parë, ka fituan në Gjykatën e Tiranës të drejtën e trashëgimisë së pasurisë, që rezulton e regjistruar në emër të të ndjerit. Vendimi për transferimin e pronësisë në emër të shtetases Jutta Bezenberg, u mor nga Gjykata e Tiranës, ku gjyqtari Bledar Abdullai, në dy seanca gjyqësore pasi ka dëgjuar palët e ngritura nga paditësja, ka vendosur t'i japë "ok", kërkesës së saj, për të qënë ajo dhe askush tjetër trashëgimtare e të gjithë pasurisë së shkrimtarit dhe opinionistit Ardian Klosi. Bëhet fjalë për një vilë që ndodhet në zonën e Saukut, banesë kjo ku disa muaj më parë Klosi i dha fund jetës së tij, duke u varrur me litar në një nga trarët e banesës. Ndërkohë që në vendim thuhet se ish-gruaja e Klosit, fiton të drejtën e përfitimit edhe mbi disa nga librat e botuar nga shkrimtari, të cilët aktualisht janë duke u shitur në treg. Vendimi i gjykatës është marrë në 27 shtator dhe se që prej kësaj date, Jutta Bezenberg-Klosi, ka të drejtën e regjistrimit të pasurive të shkrimtarit në emër të saj.
Konflikti për pasurinë
Pesë muaj nga vdekja tragjike e shkrimtarit Ardian Klosi, ish-bashkëshortja e tij me kombësi gjermane, Jutta Bezenmberg iu drejtua me një kërkesë civile gjykatës së kryeqytetit ku kërkoi njohjen si trashëgimtare të pasurisë së Klosit. Duket se për pronat e shkrimtarit, kishin shfaqur interes edhe disa nga njerëzit e tij të familjes, të cilët pretenduan pasurinë, për shkak se pas vdekjes, Klosi ishte i divorcuar dhe nuk kishte kujt tia trashëgonte pasurinë. Mirëpo, Jutta Bezenberg, duke shfrytëzuar fëmijët e saj që i pati nga lidhja martesore me të ndjerin Ardian Klosi, doli direkt si trashëgimtarja legjitime, duke i kërkuar gjykatës së Tiranës, t'i njohë të drejtën e pasurisë së ish-burrit. Prej disa vitesh Ardian Klosi, banonte i vetëm në vilën e tij në Sauk. Kohët e fundit, shkrimtari ishte mbyllur në vetvete për shkak të një sëmundje psikologjike që kishte. Disa herë ai kishte tentuar të vetëvritej, deri në aktin fatal në prill 2012.
Divorci me Bezenberg
Ardian Klosi dhe Jutta Bezenberg, arritën të lidhin një martesë nga e cila patën dhe dy vajza. Mirëpo pas disa vitesh, lidhja e tyre pati krisje, duke sjellë edhe divorcin mes Klosit dhe Bezenberg. Nuk dihet me saktësi nëse procedurat e divorcit ishin zyrtarizuar edhe me dokumenta konkrete, por çifti prej kohësh qëndronte i ndarë. Bezenberg së bashku me fëmijët jetonte në Gjermani dhe Shqipëri, ndërkohë që shkrimtari i njohur dhe kritiku letrar, banonte në kryeqytet. Gjatë kësaj kohe Klosi, ka botuar një sërë shkrimesh, analiza si dhe libra të ndryshëm.
(Shkrimi u botua në nurmin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com