Gruaja i ish-kryeministrit Cameron:
Bota s’kishte kuptim kur më vdiq djali

Gruaja i ish-kryeministrit Cameron:<br />Bota s’kishte kuptim kur më vdiq djali
Gruaja e ish-kryeministrit britanik Samantha Cameron ka folur për luftën e saj në përballjen me vdekjen e djalit të saj të vogël Ivan. 
 
Ivan Cameron i cili kishte lindur me një paralizë cerebrale dhe epilepsi vdiq në spital më 26 shkurt të vitit 2009, pak para ditëlindjes së tij të 7.
 
Zonja Cameron ka shpjeguar sesi gjatë gjithë kohës ishin përballur me situata mes jetës dhe vdekjes së Ivanit, megjithatë ikja e tij nga kjo botë ka qenë një goditje e madhe.
 
Në një intervistë emocionale për “The Times” ajo ka treguar se shumë shpesh shpërthen në lot kur shikon prindër dhe fëmijë në situata të ngjashme.
 
“Kjo më ndodhi vetëm një vit pasi ishim në Downing Street dhe ishte gjëja më e madhe që më ka ndodhur ndërsa të qënit gruaja e kryeministrit ishte vetëm një rol. Ivan po vdiste dhe kjo ishte e vetmja gjë që ekzistonte në botë për mua në atë moment”, është shprehur Cameron.

Cameron

Cameron

Cameron

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi