Mungesa e internetit mund të jetë vërtet shumë stresuese, aq më tepër në ditët sot që çdo aktivitet i yni është i lidhur ngushtë me botën virtuale.

Një grua në Amerikë ka 'shpërthyer' në kriza histerie dhe e ka çuar situatën në një nivel tjetër duke nxjerrë thikën dhe kërcënuar disa adoleshentë. Amber Henson e mërzitur nga defekti i sinjalit të wireless-it në një fast-food ‘Taco Bell’ në Oklahoma, e shfryu stresin e saj në një grup djemsh adoleshentë që gjendeshin në të njejtin vend.

Kur ata u drejtuan për të marrë disa pije ajo preferoi të mos mbante rradhën dhe derdhi pijen e saj më vonë në kokën e njërit prej djemve. Pasi u nxorr jashtë nga sigurimi, Henson priti adoleshentët dhe i nxori atyre më vonë thikën duke i kërcënuar.

Pasi u arrestua nga policia, u zbulua se gruaja donte sinjalin e internetit për të bërë një foto të ushqimit e ta postonte atë në Instagram. 
wifi
wifi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)